“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”.
Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili sëbashku me babain e tij Skëndër Lika dhe shtetasin Klajdi Gjexhaj (Beleshi) u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakik Roli në Sanxhak të Kurbinit.
I riu ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarsht në muajin korrik të këtij viti.
Dy ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, policia ka arritur të prangosë tre autoret e dyshuar të ngjarjes. Në pranga kanë rënë babë e bir Skënder dhe Llej Lika si dhe Klaudio Beleshi. Ata u arrestuan nga forcat e policisë të komisariatit të Kurbinit, pasditen e së shtunës brenda një banese në zonën e Fushë-Milotit. Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe armen automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi si dhe automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët.
Sipas të dhënave bëhet fjalë për një makinë tip "Benz" ngjyre gri i cili është kapur dhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi në zonë 5 minuta pas atentatit me armë zjarri. Drejtues i mjetit mendohet të ketë qenë Klaudio Beleshi i cili i ka pritur babë e birë dhe i ka marrë e janë larguar sapo kanë kryer vrasjen .Ata kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Miloti, duke u fshehur në banesën e një të afërmi të tyre, por falë reagimit të shpejtë të forcave policore të Komisariatit të Kurbinin është arritur të zbulohet vendndodhja dhe prangosja e tyre.
Dinamika e vrasjes
Rakip Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Report Tv mëson se automjeti me të cilin udhëtonte viktima, ka lëvizur për të paktën 500 metra nga vendi ku është qëlluar duke goditur nga pas një makinë tjetër tip 'Audi' ku më pas përfundoi në kanal. Biznesmeni është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kush ishte Rakip Roli?
Raportohet se Roli ishte biznesmen materialesh ndërtimi. Rakip Roli, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.
Pista e hetimit
Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur dy djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Emiljano dhe Isuf Roli mësohet se janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.
Po per cfare drejtesi e vetegjyqesi flet?!A ia vlen qe nje rrahjeje t'i pergjigjesh me vrasje?!Dhe pervec kesaj,duket qe vrasesi nuk ka shkuar ne polici te ankohet qe e kane rrahur,perkundrazi,i ka rene shkurt duke perdorur kembezen ne vend te trurit(nese i ka mbetur ndonje cike) dhe ka vendosur te behet vete polic,gjykates dhe ekzekutor.Tani,veten e futi ne burg,po keshtu dhe babain e shokun dhe i hapi rruge gjakmarrjes,se dhe pala tjeter nuk kane me shume tru se ky birboja.Dhe sa per perpjekjen per te c'faqesuar babain dhe shokun,per mendimin tim eshte e kote.Vrasesi nuk vajti me pistolete,por me arme automatike.Babushi jo vetem qe e ka pare,por as qe e ka ndalurar t'i thoshte :/Ndalo,cfare ke nder mend te besh,do marresh me qafe,te tjeret,veten dhe neve!/ Perkundrazi, i ka thene ://Bjeri biri im.maskarait.vrite,se djemte e tij te moren nderin dhe burrerine!/.Dhe sa per shokun e tij,e dinte ose jo planin per vrasjen,mjafton qe ka qene shofer dhe i ka ndihmuar te arratisen,per te mos folur per mos denoncim krimi.Dhe kaq mjafton qe te mbyllet ne burg.
PërgjigjuKur ska drejtesi njerezit do bejne vetgjygjesi.
PërgjigjuO ti ton ton se me fjale qeke i mire po nuk jepen mendimet aq kollaj si i ben ti. Esht shum ndryshe teoria me praktiken Jeten ta jep zoti dhe mire esht te ta mare zoti
PërgjigjuVin ke te drejte ne keto qe thua po ja qe nuk eshte gjithmone keshtu.
Parajsa jone Shqipnia dashtun ku asnje dite pa pune nuk rrijna.Tash vazhdo saga forsajtve version Laqi killing fields gjithandej. Hajt me hajer ket here se vec nji so bereqet. Ps kokat hengshin tgjithe keto krijesa te ferrit dhe i rujt zoti kalimtaret e pafajshem nga ndonje plumb qorr.
PërgjigjuBaba duhet cdo moment me ju shmang sherrit si kje i pasun si I varfen,por nodh nje fenomen shum i gabum sapo njeri ven do lek i hyp vedi ne qef,aty merr fun jeta jote aty prite mas qafe.Sot nuk rrahet burri ti menon se è injorove por sado koh te kalojn nuk ta fal kush asnje lloj moshe.Zoti u dhashte kivet familjarve.
Përgjigju22 vjeç do kalbet mrena. Ta kishte majt baba krimin po qeka legen
PërgjigjuPo ai si do dali ne rrug 22 vjec dhebi jati ne burg ??
Djali i ri eshte i ben ca vjet se gjen gje.. Dhe e nxjerr baba, por djali baben Se nxjerr dot nga burgu, duhet karakter Dhe pjekuri te merresh kto pune! Problemi eshte qe u hap nje hasmeri tjeter Ne shqiperine tone te dashur.
Nuk osht ashtu si thua ti me dak. Babi duhet ta ndalonte krimin jam dakort. Por keta lloj ngasterash qe I hyn vetja në qef e rrahin njerzit rrugeve perti vo vetes emer. Ka gjitmon nje fund te hidhur.. sepse burri sendren dhe futyren nuk e shet kurre . Dhe ky djali osht 22 vjec se ka lon as sedra as fytyra me dal në rruge me mbas rrahjes mendoj un.Keshtu kan dodhur ajo qe ndodhi .Te mosoj trimat tjere nga ky rast.