Biznesmeni i vrarë, Vasil Dervishaj

Kronikë

Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë, arrestohet një tjetër person i lidhur me ngjarjen/EMRI

27 Qershor 2018, 09:40| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 09:42

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar një tjetër person që ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj, 29 vjeç, më 4 qershor të këtij viti. Në pranga ka rënë shtetasi Donel Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.

U krye ndalimi i tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018, ka vendosur masën e sigurisë ''Arrest në burg'' për veprën penale ''Moskallëzim krimi'', parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

(Lidhur me ngjarjen e datës 04.06.2018, ku në lagjen ''Pavarësia'', mbeti i vrarë shtetasi V.D.) Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?