Silva Caka

Ekzekutimi i Çelës në Elbasan/ LSI: Lleshaj Taulanti dhe Sandri çojnë 'Shqiponja' të ruajnë zbatimin e masave anti Covid-19, këtej krimi vlon

17 Shtator 2020, 09:09| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 09:14

  • Share

TIRANË- Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan, nuk ka kaluar pa akuza nga politikë në drejtim të qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm.

Reagimi i parë vjen nga ish- deputetja e LSI-së, Silva Caka, e cila bën fajtore kryesore ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Taulant Balla, drejtuesi i qarkut.

"Taulanti dhe Sandri çojnë forcat ''Shqiponja'' të ruajnë zbatimin e masave anti Covid-19 nëpër shkollat e Elbasanit, ndërkohë që nga ana tjetër krimi vlon! ''Elbasani është një qytet paqësor''- tha dje Taulanti, duke u përpjekur të fshihte faktin se vetëm në 45 ditët e fundit janë konsumuar 3 vrasje të llojit mafioz.

Kësaj radhe në Elbasan, krimi ka veshur uniformën e Policisë dhe ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit. Krimi nuk pret Taulant; nuk pret as përfundimin e pandemisë, as përfundimin e procedurave të blerjes së BMË-së së Sandrit, as çlirimin e Policisë nga kthetrat tuaja politike. Krimi gëlon në Elbasan dhe ti e di mirë këtë, shpeshherë edhe me lejen tënde", shkruan Caka.

Postimi i plotë i Silva Cakës

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?