I akuzuari Mario Meshini në gjykatë

Kronikë

Ekzekutimi i Devi Kasmit/Gjykata e Apelit lë në burg Mario Meshinin

4 Maj 2018, 12:15| Përditesimi: 4 Maj 2018, 12:24

  • Share

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore e të akuzuarit Mario Meshini, i akuzuar në bashkëpunim në vrasjen e Devi Kasmit. Gjykata e Apelit Tiranë vendos që shtetasi Mario Meshini, i akuzuar për bashkëpunim për vrasjen e  Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë, do të vijojë të qëndrojë në burg duke mos pranuar kërkesën e tij për gjykim në liri.

Mario Meshini u arrestua me 30 janar për vrasjen e Kasmit, gjithashtu është për vrasjen është arrestuar edhe greku Efthimio Efthimios. Devi Kasmi është ekzekutuar pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?