Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, Guri: Dy viktimat ishin të skeduar në shtetin fqinj për të shkuarën e tyre kriminale! Autori dyshohet të jetë shqiptar

19 Dhjetor 2022, 12:24| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 12:30

  • Share

 

Për gazetarin Edomond Guri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Athina me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, është një ekzekutim mafioz. Sipas gazetarit, dy pistat e hetimeve të autoriteteve greke janë larje e hesapeve dhe marrëveshje të pa ekzekutuara duke qenë se dy viktimat shqiptarë ishin me precedent penal.

Dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja u vranë mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës dhe një grua mbeti e plagosur. E plagosura nuk kishte asnjë lidhje me dy viktimat, ajo ishte thjesht një kliente në lokal. Mediat greke raportuan se 31-vjeçarja mori një plumb në bark. 

“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një ngjarje aspak të këndshme, me një krim mafioz. Dy pistat e hetimeve të autoriteteve greke janë larje hesapesh dhe marrëveshja të pa ekzekutuara nga 44 dhe 41 vjeçari pasi të dy ishin me precedent penal.

Hetimet paraprake thonë se autori dhe viktima kanë pasur kontakte në të kaluarën e për pasojë autori e ka ditur ku ka qenë dhe ku shkonin viktima.”- tha ai.

Guri shprehet se Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja kanë qenë të skeduar në Greqi për shkak të së shkuarës së tyre kriminale.

“Të dy personat janë të skenduar, të impjlikuar në të kaluarën në trafik të lëndëve narkotike, në gjobvënie në grabitje dhe kryesisht në pjesëmarrjen në organizata kriminale.

Pyetje: Atentatori mendoni se është shqiptar?

“Mundësia më e madhe është që po.”- tha ai.


Lajmi kryesor:

U ekzekutuan në mes të lokalit, atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë mund të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papës


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?