Klevis Alla

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Apeli i GJKKO dënon me 25 vite burg Klevis Allën! Humbi statusin e bashkëpunëtorit se dha dëshmi të rreme

14 Nëntor, 10:57| Përditesimi: 15 Nëntor, 11:30

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, me 6 vite burg Besian Xhixhën dhe 5 vite burg Enver Divën për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje e ndodhur në Durrës në Mars të 2020, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.

Apeli ka prishur pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për Klevis Allën, që ka qenë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, duke ia pushuar çështjen lidhur me akuzën për veprën penale të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, si për veprën penale të bashkëpunimit në grup kriminal, por dënimi ndaj tij mbetet i njëjtë.

Ai u dyshua fillimisht se siguroi informacione për vendodhjen e vëllezërve Haxjia, por rezultoi se mori pjesë drejtepërdrejt në vrasje, bashkë me Nuredin Dumabu, Henrik Hoxhën që dyshohen si ekzekutor si dhe shtetasit Vesian Xhixho e Enver Diva.

Alla e humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi ka dhënë deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen ‘Plumbi i Artë’. Ai do të deklaronte se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci, duke devijuar kështu sipas SPAK të vërtetën e ngjarjes.

Prokuroria mori në konsiseratë thëniet e Nuredin Dumanit dhe kështu GJKKO pushoi akuzat ndaj Altin Ndocit duke e shpallur të pafajshëm. Lidhur me këto dy vrasje më herët janë pushuar akuzat edhe për Talo Çelën, teksa vijojnë të kenë pronleme me drejtësinë për ngjarje të tjera kriminale.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 14/11/2024 11:14

    Killera qe denohen nga 6 vjet.e habitshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?