Arrestohet Agron Lushi, 35 vjeç, si bashkëpunëtor i vrasjes së dyfishtë ku humbi jetën rapsodi i njohur në zonë, Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni në Lalm Lukaj, Lezhë.
35-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i autorit të dënuar me burg Aleksandër Përdodaj, për vrasjen e ndodhur në 27 prill.
Nga hetimet në lidhje me ngjarjen, policia ka zbuluar dhe rolin e tij dhe sigurimin e provave për përfshirjen në ngjarje. Agron Lushi akuzohet për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Agron Lushi është një emër i njohur për policinë pasi është i dënuar më parë për plagosje me armë por dhe për kultivim të lëndëve narkotike.
Në 2017 ai është arrestuar gjatë aksionit të koduar "Klosh", ku u sekuestruan 335 kg marijuanë në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar me anë të djegies 468 bimë narkotike kanabis sativa. Në këtë aksion antidrogë ën Lezhë, u shpall në kërkim edhe Aleksandër Përdodaj, i arrestuar sot si autori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë.
Aleksandër Përdodaj në dëshminë e tij ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preg Simonin, një nga viktimat, 8 muaj më parë, por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin thotë se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkupton se nuk ka pasur asnjë motiv për t'i vrarë. Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen,po gjykata ka vendosur për të arrest me burg.
Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë më 27 prill me breshëri arme, e ndërsa sipas burimeve trupat e tyre u gjetën disa orë më vonë në pyll. Burime për Report TV bënë me dije më herët se shkak ka qenë përdorimi i tokës pa leje nga ana e Përdodës për mbjelljen e kanabisit, ka qenë dhe arsyeja e konfliktit.
Largoni duart nga teatri ju bolshevik te kuq, ju pasardhes nomenklature, ju bajga socialiste ....!
Përgjigju