Çifti që u vra para dy ditësh

Kronikë

Ekzekutimi i dyfishtë në Shkodër/ Antoneta Ndoci dedikim të ndjerë për motrën: Le të hakmerret zoti për të dy

17 Korrik 2018, 17:34| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 17:45

  • Share

Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci u gjetën të pajetë para dy ditëve  brenda në makinë, afër shtëpisë me qira ku banonin, ndërsa fëmija i mitur i çiftit u gjet në prehrin e të ëmës i mbuluar në gjak, por fatmirësisht pa dëmtime nga të shtënat. Antoneta Ndoci, motra e Silvit ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale.

Antoneta ndjehet e pafuqishme për të bërë drejtësi. Ajo flet për hakmarrje dhe ia lë në dorë Zotit, ekzistencën e të cilit e vë në dyshim, pas gjëmës së rëndë mbi familjen e saj. Ajo premton se do të kujdeset deri në fund të jetës për Borisin, djalin e vetëm të tyre, i cili fatmirësisht mbeti i gjallë nga ekzekutimi që iu bë prindërve të tyre.

( Postimi i Antonetës në Facebook )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?