Ekzekutimi i Edison Harizajt, telefonatat zbardhin lëvizjet e 'Il Padrino'-s para atentatit, kë takoi në Tiranë e Durrës

27 Nëntor 2018, 07:35| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 12:00

  • Share

Veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj kohe nga policia dhe prokuroria e Durrësit për vrasjen e Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caci, kanë zbardhur intenerarin që viktima ka përshkuar, ditën e vrasjes dhe personat me të cilët është takuar. Grupi hetimor ka kryer gjithashtu edhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur. Personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje.

Teksa është zbardhur dinamika e lëvizjes së dy viktimave të atentatit, nga burime pranë grupit hetimor mësohet se ende nuk ka asnjë person të ndaluar për vrasjen në dalje të qytetit të Durrësit të Edison Harizaj dhe Cacit. Të vetmet dyshime bien mbi një vlonjat që ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri para atentatit, dhe një ditë më pas është larguar sërisht në drejtim të Belgjikës. Por të dhënat mbi këtë person janë vetëm dyshime. Provat e pakta për këtë ngjarje e kanë vështirësuar punën e policisë dhe prokurorisë për sa i përket identifikimit të autorëve të vrasjes së dyfishtë, por gjithsesi grupi hetimor ka mundur të krijojë një panoramë të lëvizjeve dhe kontajteve që ka pasur Edison Harizaj orët e fundit para se t’i bëhej atentati. 

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit tha për “Shqiptarja.com” se Edison Harizaj, ditën e ngjarjes ka qënë në Tiranë, ku dyshohet se është takuar me një biznesmen me inicialet M.L, me të cilin kohët e fundit kishte pasur takime të shpeshta. “Takimet e shpeshta të Edison Harizaj me M.L janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë besohet se temë e këtyre takimeve ka qënë një çështje gjyqësore”- thanë burimet pranë policisë së Durrësit.

Takimi me L.H në qytetin e Durrësit
Veç biznesmenit M.L. me të cilin u takua ditën e atentatit në Tiranë, mësohet se Harizaj është larguar pas takimit nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe pikërisht në këtë qytet është ndalur, ku ka shumë dyshime se është takuar me një person tjetër, me inicialet L.H. Me këtë të fundit Harizaj ka pasur njohje të vjetra dhe takoheshin herë pas here, madje sipas burimeve të sipërpërmendura dyshohet se të dy kanë bashkëpunuar në disa raste në disa biznese të dyshimta. Burimet shtojnë se pas takimit në shtëpinë e L.H, Edison Harizaj së bashku me shokun e tij Genci Caci, janë larguar në drejtim të Vlorës, duke dalë nga unaza e jashtme e qytetit të Durrësit.

Por anëtarë të grupit hetimor thonë se ka shumë dyshime që lëvizja e Edison Harizaj në Durrës është monitoruar nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë vënë në zbatim planin për ta eleminuar fizikisht. Ai është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e L.H, dhe është qëlluar me 52 plumba pa shkuar në zonën e quajtur “Plepat” në Durrës. Si pasojë e plumbave të shumtë Edison Harizaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë në spital ka ndëruar jetë dhe shoku i tij, Genci Caci. Për këtë ngjarje të rëndë kriminale me dy viktima policia shoqëroi disa persona dhe më pas i la sërisht të lirë. Ndërkohë përgjatë kësaj kohe grupi hetimor nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje.

Ekzaminimi i telefonave
Gjatë kësaj kohe prokuroria e Durrësit ka kryer dhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur. Mësohet se personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje nga policia e Durrësit. Edison Harizaj u ekzekutua në 6 nëntor 2018 në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padrino” i Vlorës. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga zhdukja e Albano Xhafferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • romeo: 18/05/2019 15:14

    ekzekutimi i faqedjegurit ishte urre kalimi per te aritur te robi, te objektivi real. shish vlore ka djeni ne lidhje me atentatoret dhe nje prej tre personave qe ndodheshin ne BMW X5 eshte ekzekutuar ne shkoder ne nje antentat tjeter. diten e antentatit X5 ka dale nga mbas rivieres bashke me nje benz ngjyre gri qe rezulton se i perket artur guberaj. pasi kan komunikuar nga xhamat per disa sekonda benzi ka mare rrugen per te kompleksi oslo ndersa BMW per ne trasballkanike. shish vlore i di me emra e mbiemra te tre personat qe i ben atentat robit

    Përgjigju
    • Shk: 21/05/2019 18:33

      Kush eshte personi qe eshte ekzekutuar ne shkoder, ne cfar kohe behet fjale?

  • vlonjati: 27/11/2018 21:12

    pse ore 125 si din ata vet hallet e tyre qe thua te dali ndonjeri

    Përgjigju
  • Loni: 27/11/2018 20:01

    Vetem nje emer ka vlora lon kokuqi

    Përgjigju
  • Loni: 27/11/2018 19:48

    Veten loni esht ne vlore asnje tjeter

    Përgjigju
  • Aa125: 27/11/2018 19:20

    Mos ngatroni njerz kot me llafe jo ai po ky, i lini supozimet labet camet etj me radh. Le te dal ndonj te thot e vrava un apo e vrau ai

    Përgjigju
  • 125: 27/11/2018 19:18

    Mos ngatroni njerez kot me thashetheme

    Përgjigju
  • 125: 27/11/2018 19:16

    Po iko i lini komentet ca ngatroni njerez jo ky po ai, le te dal ndonj te thot e vrava un meqe eshte trim . Mos ngatroni vlonjat kot me keto gjera

    Përgjigju
  • Altin: 27/11/2018 18:35

    Po ky didi feste kush eshte se po e tregoni si shume te rrezikshem? Dhe ca lidhje ka me elton taton qe eshte vrare ne 2002?

    Përgjigju
    • vloreee: 28/11/2018 07:13

      didi çami vlla tmeri vlores edison harizaj ishte kalama kishte frik ne ato koh se camrit qarkullonin fort

    • dajua nga dukati: 27/11/2018 19:50

      didi ka vdekur festa esh nje piranec qe do ket ven dike me lek per conen po didi ka vrar elton taton ne t pa bes n 2002 dhe tozon n 2000 i ka vrar t pa bes po aty eshte torka dhe arben licja per kok t tukes

  • redi popesku: 27/11/2018 17:42

    arben lica esht sot per sot ne vlore

    Përgjigju
    • vismartini: 27/11/2018 18:05

      kush esht ky arben lica faqedjeguri ishte tmeri vlores dhe robi llanaj qe esht psm dhe padyshim çamet

  • Djalli ne parlament: 27/11/2018 15:14

    Do kete takuar baba takun per te marre porosine e rradhes.nejse keta tipa kane te keqijat po kane edhe te mirat e tyre se e pastrojne ambjentin nga ca bajga.

    Përgjigju
  • dajua nga dukati: 27/11/2018 15:08

    torka do te marr haken bashk me torin oo mbret

    Përgjigju
    • pusi mezinit: 27/11/2018 17:01

      didi veryet ka qen tirm po ama ka qen shum i pa bes ashtu e ka ber dhe me tozon dhe me elton taton e me plot t tjer

    • fieriii: 27/11/2018 16:14

      o nipce pse vllait nuk ja mori ai kush e vrau didi festen un apo ti. po faqebukri ishte gango vlla po jeta kshu e ka te flasim realitetin ti e un se hanim dot o nipce

    • Dajua nga skela: 27/11/2018 15:50

      Torka sdi ca vryme te futet dajo nga dukati po ri rehat dukat lere torka llozhraxhiun

    • Nipi: 27/11/2018 15:44

      Torka te mbushi hundet e te gjej vryme te futet o mbret se ska mar haken e te vllai torka do mari haken e faqe bukrit hahah

  • Ben Toronci: 27/11/2018 14:45

    Sic ma ke shtyre Abdyl Aga do ta shty.

    Përgjigju
  • xXx: 27/11/2018 13:51

    Lërini njerzit të prehen të qetë.Ju fut asaj rruge se e zuri halli dhe jo nga qejfi...

    Përgjigju
    • zZz: 27/11/2018 14:24

      Po pastaj i pelqeu apo ja mori doren?

  • kallxo: 27/11/2018 13:47

    aty ne zonen e plazhit vazhdimisht kan vra njerez, para ca vitesh vrane nji biznesmen nga durrsi me tritol qe do ndertonte nje kompleks pallatesh ne plazh dhe pasi e vrane doli policia me njoftimin qe vdiq sepse po te kishte patur makine me te madhe nuk do e demtonte kaq shume tritoli a thu se beri aksident, jua them une njerez si ky kur jan ne kulmin e fuqise nga brenda e hajne

    Përgjigju
  • arti: 27/11/2018 11:13

    o plera pse komentoni ashtu do u ket shtypur grat ai juve dhe cupat se ska mundesi tjeter spiunaaa

    Përgjigju
    • Tani: 27/11/2018 12:31

      Jo vetem grat po do u ket shtyp dhe burrat ..mos e vri mendjen vlla se me shum dit vin sesa ikin..

  • Peshku: 27/11/2018 09:29

    Akoma me kte bastardin ju nxirni lajme tjera leni bastardet ordinera si ky qe e kishte pak vdekjen ishalla ne kok te te tjerve

    Përgjigju
  • vloraa: 27/11/2018 09:27

    esht hapur valle e madhe o mik di ket pasime te shumta

    Përgjigju
  • Toni: 27/11/2018 08:19

    Aman me këtë injorancën drejtshkrimore. Po ç'është kjo "intenerari" ore?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?