Viktima Xhulio Prela dhe makina me të cilën udhëtonte

Lezhë/ Ekzekutimi i efektivit të FNSH, kamerat kapin momentin Prela i afrohet autorëve dhe e qëllojnë! Telefonata që e ktheu nga rruga viktimën

6 Dhjetor 2020, 10:11| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 13:38

  • Share

LEZHËEkzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në autostradën Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor. Dëshmia e familjareve dhe bashkëpunëtoreve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi.

Në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshem.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk i është rrëfyer familjareve apo shokëve të tij.

Gjithashtu po verifikohet edhe veprimtaria e vëllait të viktimës i cili prej disa kohësh është emigrant në Britaninë e Madhe. Ndërkohë referuar dinamikes së ngjarjes dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Megjithatë në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autorëve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka penguar pamjen e plotë.

Pamjet filmike të kamerës së sigurisë janë dërguar për analizim të specializuar bashkë me telefonin e viktimës. Këto janë dy provat më të vlefshme për grupin hetimor që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga ana tjeter bëhet e ditur se pas ngjarjes, makina e autorëve është larguar përgjatë autostradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në një rrugë dytësore. Kjo për faktin se nga kqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës në drejtim të Laçit nuk shihet ndonjë automjet duke lëvizur pas ngjarjes.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri pistolete në oret e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku kishte dërguar një mik të vallait të tij i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate.

Ora 10:46
Detaje nga ekzekutimi në Lezhë, në telefonin e efektivit të FNSH-së s'janë gjetur thirrje dhe mesazhe, dyshohet se i fshinte! Aparati celular dërgohet për analizim

1607248088_1607151917LAJME.00013320.Still007.jpg

Detaje të reja dalin në pah nga ekzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në autostradën Lezhë-Milot.

Sipas burimeve nga kontrolli i telefonit të viktimës nuk janë gjetur thirrje dhe mesazhe, pasi Xhulio Prela i fshinte. Kësisoj aparati celular i tij është dërguar për analizim të specializuar.

Ndërkohë referuar dinamikes së ngjarjes dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Pavarësisht kësaj ende nuk ka një autor kjo ngjarje pasi nga kamerat nuk identifikohen autorët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 06/12/2020 23:10

    Kush e dinte qe viktima po kthehej ne Tirane ,ne mesnate,,,,qe te dilte ti zinte pusi ne Gajush? Kete e dinte vetem "miku",,,,meqe Xhulio Prela nuk komunikoi (sipas tij) me ndonje gjate rruges ne cel.Ftesa per te kaluar naten ne shtepine e "mikut"duhet te jete alibia per mosperfshirjen e tij si bashkepuntor ne krim.

    Përgjigju
  • E ky anglezi: 06/12/2020 11:46

    A thua se ky miku nga anglia na është krejt i ”pastër”

    Përgjigju
  • Babloku: 06/12/2020 11:15

    Eh sa kriminele te armatosur levizin rrugeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?