Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim dy vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi, të dyshuar ai autor të vrasjes së Erjon Javorit para tre vitesh.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Kreshnik dhe Agim Gashi akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Tre personat e tjerë janë: Rexhep Puka i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi me iniciale A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” dhe shtetasja me iniciale E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Elton Javori u ekzekutua më 7 dhjetor të 2023-it në makinën e tij Porsche Cayenne, e cila u identifikua nga familjarët e tij pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘16 prilli’ në Fier, ku autori Agim Gashi, i cili njihet edhe me emrin Agli, qëlloi me pistoletë Javorin. Ky i fundit ishte kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj Agim Gashit dhe vëllait të tij Kreshnik Gashi, por njëri prej plumbave të pistoletës së Agim Gashit ka rezultuar fatal për Javorin pasi e kapi në kokë.
Pista e konflikteve banale ishte shkaku që çoi në ekzekutimin e Javorit, pasi të dy, viktima dhe autori Agim Gashi, më parë kishin pasur një përplasje mes tyre, që me sa duket kishte mbetur e pasqaruar.
Viktima në Fier, është nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallshnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal; shtetasin A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasen E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive mbi procedimin penal nr.1727 të vitit 2023, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit K.G. e A.G., vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit E.J., i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
Komente
