TIRANË- 7 vrasjet e ndodhur së fundmi në vendin tonë kanë të njëjtin autor të dyshuar, Nuredin Dumanin, një emër shumë i njohur në botën e krimit. Pas ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia në Durrës, (Viktor dhe Besimir), të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në 2 mars të këtij viti, vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan, emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Të gjitha këto vrasje të kryera në harkun kohor prej 7 muajsh.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ekzekutimi i Emiljano Ramazanit më 20 korrik është bërë në bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë, Klevis Kapllani. Ndaj këtij të fundit, grupi hetimor bën me dije se ka përputhshmëri me karakteristikat e autorit që ekzekutoi 39-vjeçarin.
Sipas hetimeve, Kapllani dyshohet të jetë edhe personi që vendosi armën në servisin në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit. Këta të fundi vijojnë të qëndrojnë nën masën arrest me burg për armën e sekuestruar në pronën e tyre.
Mirëpo, ka qenë kjo vrasje, që është bërë shkak edhe për ekzekutimin e vetë Kapllanit nga miku i tij, Nuredin Dumani. Dyshohet se pas këtij ekzekutimi marrëdhëniet mes Dumanit dhe Kapllanit janë acaruar për çështje parash. Për pasojë, Dumani ka bërë ekzekutimin e Kapllanit më 15 shtator shumë pranë shtëpisë së tij. Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.
Nuredin Dumani vijon të jetë në kërkim prej muajsh. Ndaj tij është lëshuar vetëm pak ditë më parë një urdhër arrest i dytë
Paska marre per kot ky qosja i Rrogozhines. Na doli gangster dhe vrases gjakftohte nga hiçi.
PërgjigjuCa pyetje beni dhe ju!!!! Te bejne gafe mos ta zbatojne , 50 mije gjobe. Kush ka mundsi ke tia fali lekt shtetit, Ose te organizohen, por jo 2 veta duan te bejne rebelin pa lidhje. Skeni gjak ju per kundershtim, po vazhdoni si dele mos e prishni kot.
PërgjigjuAha, ti paske ik per lesh bubi
Ke ngaterruar koment o shoku