Autorët e vrasjes së Etjan Nikulajt dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit. Nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk ka ndihmuar hetuesit në identifikimit të autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj.
Gjithashtu, burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat. Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i Entjan Nikulajt në Lezhë, vrasësit me pagesë e vëzhguan 2 ditë! Makina e autorëve e vjedhur në Tiranë, 7 plumba kapën 40-vjeçarin
SI.E./ReportTv.al