Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Lihet në burg Viktor Marku, nuk pranon krimin! Prokuroria: Ndalimi në Mal të Zi me kërkesë të Interpol Tiranës

23 Qershor 2020, 08:15| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 12:42

  • Share

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Viktor Markun, i akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Prokuroria ka paraqitur në gjykatë dokumentet e ardhura nga Mali i Zi, ku ndalimi është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës.

Ashtu si një ditë më parë, Viktor Marku ka refuzuar pjesëmarrjen në krim, ndërsa ka deklaruar se ditën e vrasjes ai ka qenë në Mal të Zi. Ai ka kërkuar që të gjenden autorët e vërtetë të ngjarjes. 

Një ditë më parë, avokati i tij Ilir Murati deklaroi se klienti i tij është arrestuar pa urdhër ndalimi. Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit Janar. Sa i takon nipit të Markut, Sebastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.

Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zii cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, por u prangosu. 

Mbrëmjen e 11 majit u ekzekutua Hekuran Billa në lagjen Kristal në Tiranë, Billa është personi që në 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të Viktorit në Angli, të ndjerit Prel Marku.

Për këtë krim në pranga janë Viktori dhe nipi i tij, të cilët e kanë kryer në bashkëpunim thotë policia duke përdorur edhe skemën e një mjeti me qira të marrë tek një firmë private.

Ndërkohë në kërkim është edhe një person i paidentifikuar, i cili dyshohet se ka qenë shoferi që ka ndihmuar Markun të largohet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?