Kronikë

Ekzekutimi i Iljaz Çalit, eksperti i kriminalistikës: Autorët nuk dogjën automjetin, kanë përfituar nga errësira! Stakimi i energjisë si masë kursimi i nxituar, do nxisë kriminalitetin

4 Prill 2022, 13:02| Përditesimi: 4 Prill 2022, 13:26

  • Share

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi komentoi në një intervistë për Report Tv ekzekutimin e mbrëmjes së djeshme të Iljaz Çalit pranë kthesës së Rinasit. Ai tha se ajo që i bëri përshtypjen më shumë ishte fati që autorët nuk dogjën mjetin dhe sipas tij kjo mund të ketë ardhur si rezultat i errësirës në rrugë, ku autorët kanë qenë të sigurt që nuk janë parë dhe nuk kanë lënë prova pas.

Stakimi i energjisë në akset rrugore si masë e kursimit të energjisë nga qeveria, eksperti e cilësoi si të nxituar, pasi kjo do të shërbejë si nxitje edhe më shumë i kriminaliteti në vend.

"Nuk është gjetur automjeti i djegur dhe kjo në gjykimin e tim ka lidhje me mungesën e ndriçimit, ka përfituar nga errësira. Dy janë shkaqet ose ka qenë automjeti shumë i kushtueshëm ose janë ndjerë të pakërcënuar për t'u zbuluar dhe janë larguar. Edhe po të mbledh kamerat policia rreth vendngjarjes nuk i hyjnë në punë policisë kur aty ishte errësirë. Stakimi i energjisë ishte i nxituar pasi do të nxisë më shumë kriminalitetin. Shteti duhet të vendos kamera cilësore në disa pika kyçe. Fiksja e dritave ka edhe probleme për aksident, kjo do të rrisë edhe krimin e rrugës që qytetarët do të vidhen dhe goditen rastësisht', tha Rexhepi.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë  kthesës së Rinasit, ku Iljaz Çali, 37 vjeç u ekzekutua me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip "Land Rover" me targa  AB 988 AS. Ekzekutimi i tij mbetet ende i paqartë, ndërsa ende nuk ka autor për këtë krim. Pistat e hetimit për ekzekutimin e Iljaz Çalës janë ajo e larjes së hesapeve por edhe ajo e konfliktit për biznesin e kromit.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faiku.: 04/04/2022 13:46

    Cfare do te thote "stakim"? Eh cbehet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?