Kronikë

Ekzekutimi i ish anëtarit të bandës së Aldo Bares, u rrëmbye në Lushnjë dhe u vra në Peqin me 4 plumba, 3 në shpinë dhe një në kokë

18 Tetor 2021, 14:00| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 14:43

  • Share

Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, është ekzekutuar me 4 plumba nga pas. Këtë të lënë të kuptosh 4 plumbat të kalibrit 9 mm që ai ka në trup, ku tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku është rrëmbyer në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Pjesë e rrëmbimit të tij sipas hetuesve duhet të jenë përfshirë më shumë se 3 persona, të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Semaku u identifikua nga nëna e tij.

Emri i Semakut lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku rezulton i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge. Dyshimet paraprake të vrasjes së tij janë për larje hesapesh. Deri në vitin 2011 ai mbante emrin Elton Mermali, i njohur me pseudonimi 'kinezi'. Ai ishte pjesë e bandës e Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare, është një ndër bandat më famëkeqe të 1997.

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës. Semaku në bashkëpunim edhe me dy pjesëtarët e tjerë të bandës, kryen ekzekutimet e  Artan Sulçe dhe Bledar Haxhiu më 23 nëntor të vitit 1998.

Më datë 16.03.2015 ai është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

1634558850_semaku.jpg

Alban Semaku

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?