Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish deputetit Pashko Ujka, Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij Marjan Kola. Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të 2. Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë. Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Shqiptarja.com siguron pamjet që ka paraqitur në gjykatë pala mbrojtëse. Këto pamje janë sekuestruar si provë nga trupa gjykuese dhe po analizohen pasi Kelmendi dhe Kola pretendojnë se kanë qenë në Kosovë më 29 nëntor, ditën kur u vra në Shkodër Pashko Ujka
Përveç kësaj videoje gjykata e shkallës së parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish deputeti Pashko Ujka. Në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë. Gjykata la një muaj kohë për të administruar këto prova duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor dhe tashmë pas këtij afati ka mbërritur një prej provave që është pikërisht video e Kristjan Kelmendit dhe Marjan Kolës në një market në Kosovë që përkon me kohën kur është kryer vrasja. Në rast se në gjykatë mbërrijnë prova të tjera që vërtetojnë përfundimisht se dy të dyshuar kanë qenë në shtetin fqinj atëherë pala mbrojtëse do të kërkojë lirimin nga çdo akuzë të dy të dyshuarve. Ish deputeti Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar teksa po ecte afër shtëpisë së bashku me bashkëshorten e tij.
Kristjan Kelmendi u arrestua më 1 dhjetor si autor i dyshuar i vrasjes në momentin kur ai po kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë pasi kishte qenë atje për të takuar babanë e tij bashkë me shtetasin Marjan Kola, shok i babait të 20 vjeçarit. Të dy të dyshuarit kanë hedhur poshtë dyshimet e ngritura ndaj tyre. Arrestimi u bë pasi bashkëshortja e viktimës tha se dyshon se autor i vrasjes është Kristjan Kelmendi për shkak të një mosmarrëveshje për një shtëpi që i dyshuari i ka blerë viktimës vite më parë.
Si lindi konflikti?
Kristian Kelmendi, me origjinë nga Kelmendi, banonte në Trush. Më pas është zhvendosur në Shkodër, ku mësohet se i ka marrë Pashkos në pallat në Shkodër. Dyshohet se konflikti tij dhe Kristian Kelmendit ka lindur për një apartament që autori kishte blere tek Ujka disa vite më parë dhe tashmë i kërkonte të riut t'i shlyente 20 mijë euro. Kjo mendohet të jetë edhe shkak për ekzekutimin e 64-vjeçarit në Shkodër.
Por kush ishte Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.
Po Aleksander Kelmendi ku ka qene, apo po bente qitje me skorpion ne lulishte ne Shkoder?!
Përgjigju