Ekzekutimi i Ismet Çekores në Shkodër, përjashtohet pista e hakmarrjes nga Alban Bruçi! Në hetim aktiviteti i mëparshëm i viktimës dhe djalit të tij

4 Shtator 2022, 09:46| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 12:02

  • Share

Hetimet për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër 2 ditë më parë pranë banesës së tij kanë pasur një kthesë të fortë. Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka përjashtuar nga hetimet për vrasjen e Ismet Çekorjes, hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 Gushtit

Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e afro 15 personave në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mes të shoqëruarve është edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht të këtij viti iu bë një atentat në lagjen Rus ndërsa policia shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar, djali i viktimës Ismet Çekorja që u vra dy ditë më parë. Të gjithë shtetasit që u shoqëruan për vrasjen e Çekores janë lënë të lirë nga policia e Shkodrës. Në këtë mënyrë kanë rënë poshtë dyshimet se vrasja e Çekores ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit. Përpos kësaj pak ditë përpara se Ismet Çekorja të vritej është takuar me babain e Alban Bruçit pasi kishin lidhje shoqërore të hershme dhe familjet janë sqaruar me njëra-tjetrën se Bajram Çekorja, djali i viktimës nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit.

Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ismet Çekores duke hetuar për konflikte të mundshme të më përparshme të familjes Çekorja pasi efektivët ashtu si vetë dy familjet e kanë të qartë tashmë se ngjarja ndaj Alban Bruçit nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Ismet Çekores. Burimet pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po punohet ne hetimet për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai. Bajram Çekorja është një emër i njohur për policinë, pasi është ndaluar dy herë nga blutë e Shkodrës në vitin 2016 dhe 2019.

Kujtojmë se një person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i vrasjes së 57-vjeçarit Ismet Çekorja. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen “Guerrilë” aty ku u ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjecari Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se drejtuesi i motorcikletës ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjecarit dhe më pas është larguar me shpejtësi. Për shkak të skafandrës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes, por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka ceduar duke hequr skafandrën çka do të bënte të mundur identifikimin e tij. Ngelet ende enigmë nësë 57-vjeçari është thirrur nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 04/09/2022 11:33

    Gaboi qe dha konference shtypi pas nje ngjarje te rende, nen shembullin idiotesk alla Al Capone/John Gotti te Mustafa Licit.

    Përgjigju
    • Kirasi 3: 04/09/2022 15:03

      Para ca ditsh ishte n tr me sali lushen

    • Kirasi 2: 04/09/2022 13:55

      Shume e sakte, intervista duket haptas qe e kane mesu Dhe detyru per ta dhene.. Modeli tates 100% qe thoshte si kam ne liste Ato pastrus baglazh e hajduta kuajsh! Origjinal dhe ky i shkreti nen fjalet e tij.. Vetem se ktij i kushtoj jeten se del lirshem kane ku e kapin.. Po taten ska shanse se sdel nga muri 9 meter i larte, Me 100 kamera. Jete qeni bejne kto tipa.. i rrofte historia e fama. Si Totto Rina, 60 vjet ne bunker e pyll, e kanale me fekale Derisa vdiq me 100 semundje ne burg, S'ishte i zoti te rrinte me grun e fmit nje dite i qete, Dhe si pa kurre, as nuk piu nje kafe me to gjithe jeten !!! Njerez kot paskeni qene, njerez pa karakter ne shqiptaret Vetem te vrasim njeri tjetrin, sna pelqen te jetojme e gezohemi.. Absurd si popull.

    • Kiras: 04/09/2022 13:04

      E dha tata o bos po tata nuk e rru se leviz me eskort neper shkoder nuk asht si ky

  • Dobrac: 04/09/2022 10:04

    Naj magjyp prej Dobracit do ta ket porosit vrasjen se Bajro edhe pse i mrpasht nuk ka pase dore ne kete pune.

    Përgjigju
    • Or ti: 04/09/2022 12:19

      Po kto pun ka n shkoder e ha baba per faj t djalit e ha vllaznia per vllan 1 jet kto kena me pa

    • neve te pulave: 04/09/2022 12:02

      ene ti dobraci i ke mbajt kanilin atij qe e dike se nuk ka vjedh nji pule? atehere pse e vrane?

    • dobracii: 04/09/2022 11:05

      Dhe ismeti qa thon kto aktiviteti ku ishte i perfshim ismeti ska vjedh 1 pul n jet vet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?