Landy Parrega

Ekzekutimi i modeles në Ekuador, zbulohet postimi fatal që e ‘tradhëtoi’ në Instagram

8 Maj, 16:28| Përditesimi: 8 Maj, 16:29

  • Share

Ekzekutimi i modeles 23-vjeçare nga Ekuadori, Landy Parrega në një restorant mori vëmendjen e të gjithë mediave.

Së fundmi në internet po qarkullon një foto që vetë modelja kishte nxjerrë në Instagram para se të vdiste. Në foto shihet një pjatë ushqimi me oktapod ceviche që kishte porositur, shkruan People.

Vetëm pak kohë pas postimit dy persona të maskuar hynë në restorant dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi.

Edhe pse modelja i pa dhe ktheu kurrizin për t’i shmangur, nuk arriti dot t’i shpëtonte plumbave.

Kujtojmë që emri i saj u përfol se ishte përmendur në disa biseda chati nga trafikantët e drogës, megjithëse ajo nuk foli kurrë për këtë ngjarje.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?