Gazment Bardhi dhe Francesco Becchetti

Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchettin, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama! Bardhi: Kërkojmë informacione të detajuara

2 Dhjetor, 16:42| Përditesimi: 2 Dhjetor, 16:53

  • Share

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin, Edi Rama, për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar, për biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, informon se kërkesa është sigluar si urgjente dhe i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Kërkesa në emër të PD është firmosur nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, teksa pritet të vendoset pas shqyrtimit nëse do pranohet dhe futet në rend dite.

“...Në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve të detajuara lidhur me ekzekutimin e vendimit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të Qendrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID)”, shkruhet ndër të tjera në kërkesën e PD.

Becchetti fitoi një çështje në Arbitrazh për mbylljen e “Agonset” më 2014, teksa PD ka dorëzuar edhe kërkesën për interpelancë në lidhje me rastin, ku akuzon Qeverinë dhe mazhorancën si përgjegjëse për humbjen e çështjes në gjyq dhe veprimet antiligjore që ka kryer.

Por sipas raportimeve të mediave të huaja që investiguan rastin, investitori italian kishte kryer manipulime dhe blerje gjyqtarësh për ta fituar çështjen, informacione të publikuara më herët edhe në Report TV dhe Shqiptarja.com. Investigimet zbuluan falsifikimet dhe ndërhyrjet duke gënjyer për raporte dhe ekspertiza të ndryshme, me qëllim që të fitohej çështja.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?