Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, vihet në pranga 30-vjeçari! Në '96 një nga familja Tonaj i vrau babanë

14 Shkurt 2022, 17:04| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 17:33

  • Share

SHKODËR- Nuk ka zgjatur as 24 orë arratia e vrasësit të Prek Tonajt, mbrëmjen e kaluar në fshatin Grudë të Shkodrës. Policia ka arrestuar si autor Eduart Ksollën, 30-vjeç lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re, i cili dyshohet se ka vrarë për gjakmarrje 47-vjeçarin, Prek Tonaj. Eduart Ksolla është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj.  Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”.

47-vjeçari Pek Tonaj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në fshatin Grudë e Re në Shkodër, brenda një lokali. Prek Tonaj prej disa vitesh ishte përgjegjës i ujësjellës kanalizime për Njësinë Vendore "Rrethina", ndërsa nuk fshihej nga frika e gjakmarrjes. Tonaj ishte person me precedentë, i arrestuar 11 vite më parë për tentativë vrasje.

Saga e vrasjeve mes fiseve
Prek Tonaj është viktima e tretë në këtë familje dhe vjen si rrjedhojë e një zinxhiri të gjatë vrasjesh. Familja Tonaj është në hasmëri me familjen Ksolla nga Dukagjini dhe me familjen Hasanaj. Historia nisi në komunizëm kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau Nikoll Tonajn, vëllanë e Prek Tonajt. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë Pal Ksollën.

Ndërsa në 2011 familja Tonaj u përfshi në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj për çështje votash por më pas janë konfliktuar në urën e Dukagjinit ka mbetur i vrarë Zef Tonaj, vëllanë e dytë të Prekës dhe është plagosur babai i tyre. Po në 2011 Prek Tonaj u arrestua për tentativë vrasje. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe, Tonaj së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër tentuan të vrasin një person për motive hakmarrjeje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?