Vrasja e Regis Runajt/ Burg për 2 vrasësit me pagesë, 'kyçin gojën: S'ndjehemi mirë! Seanca nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

10 Gusht 2020, 10:57| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 13:46

  • Share

ELBASAN- Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Masa e sigurisë u dha sot nga Gjykata e Elbasanit, në një seancë me dyer të mbyllura që zgjati më pak se një orë.  Gjyqtarja Pajtime Fetahu, ka pranuar kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi duke lënë në burg dy të rinjtë, që dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Mbërritja e tyre në gjykata u bë nën masa të forta sigurie dhe pa asnjë familjar të pranishëm.

Regis Runaj dhe Euglen Halili

Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.

 Një ditë më parë policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. Ende nuk ka të dhëna për porositësit e këtyre vrasjeve, ndërsa dy ekzekutorët kanë kyçur gojën në gjykatë duke thënë se "nuk ndihen mirë".

 Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, pasi në biznesin e tyre u gjet pistoleta me të cilën u krye krimi.

Ora 11:20
U paguan për të vrarë 23-vjeçarin Regis Runaj, burg pa afat për dy autorët! Momenti kur dalin nga gjykata (VIDEO)

"Arrest me burg" ka caktuar gjykata e Elbasanir për Xhuljo Hoxhajn e Euglen Halilajn. Seanca ka zgjatur shumë pak, teksa siç shihet në videon që Report Tv sjell largimi i tyre nga ambientet e gjykatës, njësoj si ardhja, u bë nën masa të forta sigurie.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ...: 10/08/2020 16:49

    Nuk flasin ato,se do i rregullojn punet me leke.Pajtime Fetahu asht njish per t'marr lek. Nuk paska veting qé ti baj derman ksaj mostre. Shikoni kur te dalin palag,te pafajshem. Pajtimja e ban kriminelin engjell per leke.

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/08/2020 14:38

    Burg të përjetshëm meqenese nuk flasin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?