Vrasjet e ditëve të fundit/ FNSH, RENEA, Shqiponjat 73 pika kontrolli në gjithë vendit! 21 të arrestuar, kapen heroinë, municione luftarake e armë

19 Shtator 2020, 10:43| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 15:22

  • Share

TIRANË- Zbritja e forcave speciale në terren si RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka kapur në qytetet e vendit, rruget kryesore dhe ato urbane 21 persona me precedent penal.

Në 73 postoblloqet e vendit janë sekuestruar po ashtu 2 armë zjarri, 12 kg canabis si dhe municione luftarake. Report Tv ka siguruar pamje nga kontrollet e  72 orëve, gjatë ditës e natës dhe rezultatet kanë treguar se në rrugë qarkullojnë nga persona të armatosur e deri tek narkotrafikantët.

Pjesë e kontrolleve ishin edhe banesa e njësi shërbimi ndërsa të arrestuar ka edhe nga zonat e thella të Vlorës dhe Peqinit për armbajtie pa leje. Ndër të arrestuarit janë edhe 7 të arratisur për vepra penale të kryera më herët dhe 4 të tjerë janë vënë në hetim, 51 persona janë shoqëruar në komisariate për verifikime dhe më pas janë lënë të lirë.

Në Peqin,  shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga  A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilit në automjetin tip "BMË" me të cilin qarkullonte iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT, 3 krehëra dhe 21  fishekë,

Në Vlorë, gjatë kontrolleve në banesa e ambiente, në zbatim të planit të masave u kap dhe u arrestua në flagrancë  Y. S., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti 12 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në kërkim për armë pa leje të gjetur në banes është shpallir 51 vjecari nga Vlora, pasi në fshatin Velcë në banesën e tij u gjet një armë gjysëm automatike. Në Elbasan këto postoblloqe kanë mundur të kapin edhe 41 vjeçarin Gentian Mino në kërkim për një plagosje të tregishtë të ndodhur në vitin 2019.

Kryeqyteti s'ka patur persona të armatosur përgjatë kontrollove, por në rrjetën e policisë kanë rënë 4 trafikant droge.

Postoblloqet u rikthyen në akset e vëndit deri në një kohë të papërcaktuar nisur nga situata e rënduar kriminale ku në më pak se 72 orë në vend u shënuan 4 viktima, atentat me tritol, grabitje e dhunimi i një të moshuare.

Ora 17:10
Vijon kontrolli edhe në Lezhë pas ngjarjeve kriminale në vend

Pas ngjarjeve kriminale në vend, janë ngritur pika kontrolli edhe në qytetin e Lezhës. Në 5 pika kontrolli të lëvizshme, kanë rënë në prangat e policisë 2 persona dhe një  është vënë nën hetim. Gjithashtu është ndaluar edhe një person tjetër  i shpallur në kërkim dhe janë kryer dhjetëra kontrolle të automjeteve, personave dhe ambienteve të ndryshme.

Ora 12:23
Policia: 73 pika kontrolli në akset nacionale! 21 të arrestuar, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftara, 12 kg kanabis e kokainë

73 pika kontrolli në akset nacionale! 21 të arrestuar, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftara, 12 kg kanabis e kokainë! Është ky bilanci i policisë së Shtetit. 

"Vijon në të gjithë vendin  zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e  masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 73 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak, 12 kilogramë kanabis e doza me heroinë.  

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 21 shtetas, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, si dhe janë ndaluar 7 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 51 persona për verifikim.

Në Peqin, gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilit në automjetin tip "BMË" me të cilin qarkullonte iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT, 3 krehëra dhe 21  fishekë.

Në Vlorë, gjatë kontrolleve në banesa e ambiente, në zbatim të planit të masave u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Y. S., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti 12 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë bimë të dyshuara cannabis sativa.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë së Vlorës kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit B. M., 51 vjeç, banues ne fshatin Velçë, Vlorë, pasi policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri gjysëm automatike model 56 dhe municion luftarak.

Në Tiranë, janë vënë në pranga 4 shtetas të cilëve iu janë gjetur me vete doza me lendë narkotike të dyshuar heroinë.

Gjithashtu janë proceduar e arrestuar në Korçë e  Berat  4 shtetas, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, në Tiranë, Fier, Elbasan e Lezhë, janë kapur 7 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si dhe në të gjithë vendin janë vënë në pranga 15 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.

Operacioni vijon", njofton policia. 

Ora 12:02
FNSH pika kontrolli edhe në Vlorë, në kërkim të personave përfshirë në ngjarje kriminale

FNSH-ja dhe policia e Vlorës kanë ngritur pika kontrolli edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Ato janë vënë që mbrëmë për të kontrolluar makinat apo personat që janë përfshirë në ngjarje kriminale.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci: 19/09/2020 18:31

    Kontrolle vetem per te vobektit! Se per te fortit nderohen me grusht,keto jane kontrollet e policise veç bojn shou.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 19/09/2020 16:00

    Nder keta qe u arrestuan paska qene edhe Fjolla Morina. Per cfare i duheshin armet kesaj baxhelle o per te vrare ndoje ose per tja dhene ndonje vrasesi me pagese ku pas kryerjes se atentatit te merrte edhe ajo pjesen e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?