Kronikë

Ekzekutimi në Astir, dëshmia e mikut të Mihasit: Ruhej nga një sulm i mundshëm, qëndronte vetëm në lagje! Në 2 muaj ndërroi 4 herë targat e makinës

16 Nëntor 2021, 12:36| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 15:07

  • Share

TIRANË-Erigers Mihasi, i ekzekutuar me breshëri plumbash pasditen e së shtunës në zonën e “Astirit” në Tiranë, nuk donte që të binte në sy. Muajt e fundit kujdesej për çdo lëvizje dhe qëndronte vigjilent. Siç duket, miku i ngushtë i Ervis Martinajt i druhej një sulmi të mundshëm nga grupet rivale. Në mesin e shumë të pyeturve në lidhje me ngjarjen janë edhe disa miq të tij. Njëri prej tyre ka treguar para hetuesve se Mihasi nuk ishte shumë  qetë dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur.

"Erigersi kujdesej për të gjitha lëvizjet që bënte. Prej kohësh evitonte qëndrimet në ambientet publike dhe ishte vigjilent kudo që lëvizte. Të vetmet vende që qëndronte ishin rreth zonës ku kishte shtëpinë, me njerëz që u besonte" – tha para hetuesve njëri prej miqve të Erigers Mihasit.

Hetuesit kanë pyetur edhe shokë të tjerë të 32-vjeçarit, por nuk janë treguar bashkëpunues. Ai shoqërohej me shumë pak persona dhe rrethi i miqve ishte tejet i ngushtë në muajt e fundit. Përgjatë qëndrimit në Shqipëri së fundmi, Erigers Mihasi mori disa masa paraprake për të mos rënë në sy. Një ndër to ishte ndërrimi i targave të automjetit tip “Audi”, në të cilin u ekzekutua.

Një burim thotë për Report Tv se për vetëm dy muaj, makinës i ndërroi katër herë targat. Ajo është blerë në Laç për 70 mijë euro dy muaj më parë. Tendenca për ndërrimin e targave interpretohet nga hetuesit si një shenjë frike dhe tentativë për t’u fshehur dhe mos rënë në sy. Ai kishte në pronësi edhe një tjetër automjet luksoz me të cilin ishte parë të lëvizte, një makinë tip “Hummer”.

Pavarësisht vigjilencës së shtuar, ditën e sulmit, Mihasi dhe as miku i tij Dumani nuk vërejtën lëvizje të dyshimta dhe ndjekjen e makinës “Toyota”.

Larja e hesapeve dhe hakmarrja janë pistat kryesore të hetimit. Konfliktet me pjesëtarët e klanit “Duka” janë në filtër te hetuesve. Referuar së kaluarës si pasojë e këtyre konflikteve janë vrarë katër persona të afërt me Ervis Martinajn.

Hetuesit nuk kanë akoma emra konkret për autorët dhe janë në pritje të përgjigjes së kompanive celulare për të verifikuar komunikimet e fundit të dy viktimave. Ka dyshime se ata janë telefonuar gjatë ditës dhe përmes tabulateve synohet të sigurohen të dhëna të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Në ekspertizën paraprake të atentatit thuhet se Erigers Migasi është qëlluar me 13 plumba në trup, pjesa më e madhe e tyre në shpinë dhe gjoks, ndërsa një tjetër plumb e ka kapur në qafë. Shoku i tij, Armand Dumani mori katër plumba në pjesën e sipërme të trupit. Erigers Mihasin, 32-vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e 13 nëntorit në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit. Autorët e qëlluan fillimisht mjetin nga mbrapa dhe më pas i dolën nga ana e pasagjerit ku zbrazën kallashnikovin duke i lënë dy të rinjtë të vdekur. Pas ngjarjes mjeti i autorëve u gjet i djegur në Thumanë, dhe brenda saj ishin edhe 2 kallashnikovët e përdorur në ekzekutimin e të rinjve.

Komento

Komente

  • Jaku: 16/11/2021 22:08

    Ç'fare ka punuar ky Rigersi me keto maqina 70 mij euroshe?

    Përgjigju
  • Law: 16/11/2021 14:50

    Normal qe i druhej sulmit se kush e di sa veta ka çuar ne dhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?