Kronikë

Ekzekutimi në Elbasan, Meta: Bandat kriminale atje të lidhura me Taulant Ballën

21 Prill 2021, 15:30| Përditesimi: 21 Prill 2021, 15:40

  • Share

Presidenti Ilir Meta foli për ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke thënë se nuk e di dinamikën e ngjarjes dhe nuk mund të flas. Ai tha se policia, prokuroria dhe shërbimi informativ në Elbasan janë të lidhura me bandat kriminale që janë ën shërbim të Taulant Ballës.

"Nuk them asnjë për çështjen e Elbasanit pasi nuk mund të flas pa pasur të qartë dinamikën e ngjarjes, por di që Elbasanit ka qene dhe mbetet se bashku me Durrësin dy nga qarqet me problematike, ju e dini dosjen e Shijaku na ka nxirë faqen në të gjithë botën. Shumica  e krimeve zgjedhore të denoncuar janë në Elbasan dhe atje prokuroria është e njëanshme dhe shërbimi informativ po ashtu dhe dihet që policia në Elbasan bëhet palë mes grupimeve rivale por të lidhura me Taulantin. Do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë që po ndodh në vend duke cenuar standardet zgjedhore", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Shoqëruesi i Gazment Bardhit vret eksponentin e PS në Elbasan, Pjerin Xhuvani! Doli nga furgoni i PD-së me pistoleta dhe e qëlloi! Dëshmia e autorit: U vetëmbrojta, po blinin vota


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?