Endrit Alibej, një nga të vrarët e ngjarjes së sotme në Elbasan

Kronikë
Top 24

Ekzekutimi në Elbasan/ Endrit Alibej u arrestua në 2013 me 10 milionë euro kokainë në Itali, "koka" e grupit bashkë me vëllain

29 Dhjetor 2018, 22:45| Përditesimi: 8 Janar 2019, 18:07

  • Share

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan. Shqiptarja.com mëson se Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Alibej, asokohe 29 vjeç, sot 34 vjeç. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.

Endrit Alibej, një nga të vrarët e ngjarjes së sotme në Elbasan

Në atë kohë në Itali u goditën dy grupe trafikantësh droge, me në krye shqiptarë. Sipas medias italiane, njëri grup përbëhej nga: Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci dhe Urim Shahinaj dhe grupi tjetër ishte ai i Endrit Alibejt (Dylgjeri).


Lajmi kryesor:

Bandat e drogës përgjakin Elbasanin/ Ekzekutohen 3 persona në sy të familjarëve, mes tyre një turk (EMRAT+VIDEO)


/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?