Politikë

Ekzekutimi në Lushnjë, PD: Pasojë e aleancës shtet-krim! Policia e paaftë për t’u përballur me kriminelët

24 Gusht 2021, 13:08| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 13:11

  • Share

Partia Demokratike thotë se atentati i një nate më parë në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Bledar Muça ka ndodhur si pasojë e aleancës që shteti ka bërë me krimin. Deputeti Enkelejd Alibeaj në emër të selisë blu thekson se ngjarja kriminale në Lushnje tregon se qytetarët janë të pasigurt.

“Ngjarja kriminale e Lushnjës risolli edhe njëherë para syve të shqiptarëve hendekun mes realitetit të hidhur në të cilin jeta e qytetarëve vihet çdo ditë në rrezik dhe propagandës së gënjeshtrave që ushen dhe ushqehet nga Rama, ku parësore është tallavaja dhe hilet e një komunikimi të rremë që prodhon vetëm fjalë boshe.

Gjendja e ankthit dhe pasigurisë që mbizotëron sot në Lushnje dhe kudo, është pasojë e sigurisë që gëzon krimi përballë një shteti të gjunjëzuar, dhe i modelit të instaluar nga regjimi Rama-Doshi, ai i aleancës me krimin. Rënia e rendit dhe sigurisë, humbja dhe shkatërrimi i jetëve, janë produkt i amoralitetit që ndëtoi këtë model për përfitime elektorale, duke bërë policinë të paaftë për t’u përballur me krimin dhe qytetet të pasigurta për familjet shqiptare.

Këto dy Shqipëri, ajo e karikatorëve që zbrazen duke vrarë e lënduar dhe ajo imagjinare e rrjeteve sociale të Edi Ramës, që i përdor si kamuflim për krimin dhe korrupsionin si instrumente politike të regjimit, janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Që Shqipëria reale të jetë e çliruar nga frika dhe nga makthi i një pushteti të bërë njësh me krimin, duhet ndëshkuar modeli i ndërtuar nga regjimi Rama-Doshi, duhet ndarë përfundimisht politika nga krimi. Kjo është e vetmja mënyrë për të pasur rend dhe siguri, e vemja mënyrë që qytetarët të jetojnë të sigurt në qytetet dhe fshatrat e tyre”, shkruan Alibeaj.

Mbrëmjen e djeshme në qendër të Lushnjës u ekzekutua duke u qëlluar me mbi 20 herë pronari i lokalit "Pedonale" Bledar Muça dhe u plagosën 5 të tjerë, mes tyre dhe kunati i viktimës, Judin Velo. 34-vjeçari Muça kishte lidhje familjare me bandën 'Hakmarrja për Drejtësi', pasi ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, i njohur si 'mustaqekuqi' i bandës 'Hakmarrje për drejtësi'. 

Komento

Komente

  • kastriot: 25/08/2021 04:49

    E pame dhe ne kohen tuaje policin dhe shtetin si e dretuat ju dhe korrupsonin qe late ,mose beni te ndershmin me plera se keta jeni

    Përgjigju
  • Lushnja: 24/08/2021 23:47

    Pse nuk e thua qe esh Landi qe e vrau a politik lurve qe jeni bashk te gjithe

    Përgjigju
  • derra: 24/08/2021 17:11

    Keto jane tmerret e kapirdhtadhizmit. Por po sikur te ishit ju ne pushtet o dykembesha te ndyre, do te kishim nga 1000 te vdekur ne dite. Ju jeni qeniet me te shpifura e me injorante e me te degjeneruara ne planet...

    Përgjigju
  • Titi: 24/08/2021 12:39

    E nxorre koken ti Alibejbajga??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?