Marjus Dhiamanti

Kronikë

Atentat dy biznesmenëve shqiptarë në Greqi, njëri vdes në vend, plagoset tjetri! Gjendet e djegur makina e autorëve

16 Nëntor 2021, 21:23| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 09:17

  • Share

Një biznesmen shqiptar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në Nice të Greqisë.

Ngjarja u regjistrua jashtë një karburanti, pronarë të së cilës ishin viktima dhe i plagosuri. Sipas mediave greke, ndaj tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje, ndërsa emri i viktimës dhe i të plagosurit nuk bëhen me dije.

Pas ngjarjes së rëndë, një automjet tip "BMË" u gjet i djegur në Avenue Kifissos, që dyshohet se u përdor në atentat nga autorët. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, por ende nuk jepen më shumë të dhëna për atentatin.

Marjus Dhiamanti

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?