Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, mik i ngushtë i Florenc Çapjas! Në 2016 i shpëtoi dy atentateve brenda pak muajve! VIDEO nga skena e krimit

23 Janar 2022, 18:15| Përditesimi: 24 Janar 2022, 07:57

  • Share

Ekzekutohet në Belgjikë, Bledar Muça, 43 vjeç. Ai ishte miku i ngushtë i Florenc Çapjas, ndërsa të dy janë emra të njohur për policinë dhe të përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, kryesisht në Elbasan. Ai është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij rreth orës 23.00 të 22 janarit. Autorët pasi e kanë qëlluar Muçën brenda makinës së tij, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sapo ka mbërritur pranë pallatit ku jetonte, Muça është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy autorë, të cilët po e prisnin në rrugë. 

Ngjarja ka ndodhur në provincën Antwerp, ndërsa sipas autoriteteve ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë. Shkak i ekzekutimit mendohet te jetë larja e hesapeve ku Muça, si krahu i djathtë i Çapjave është i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Elbasan. Identifikimi i Bledar Muçës ka qenë i vështirë fillimisht, pasi mediat lokale raportuan për vdekjen e një shtetasi britanik, pasi Muça përdorte pasaportë britanike.

Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta.

Edhe miku i tij Florenc Çapja është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet i strehuar në Dubai, vend i kthyer në një strehë për kirminelët shqiptare, pasi ku qeveria shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit,

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ora 18:58
U vra në Belgjikë, Bledar Muça i shpëtoi dy atentateve brenda pak muajve! Të gjitha veprat për të cilat akuzohet

Bledar Muça i ekzekutuar një ditë më parë në Belgjikë nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i akuzuar për përfshirjen në shumë ngjarje kriminale, ndërsa i ka shpëtuar dy herë atentatit me mikun e tij Florenc Capja. Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por asnjëherë nuk u arrestua apo vuajti ndonjë dënim.

2011, vrasja e Ilir Rexhepit: Biznesmeni u ekzekutua me dy plumba ndërsa fajtor u shpall Bledar Muç, i cili u arratis në Greqia dhe më pas në Belgjikë.

2016: Bledar Muça u dënua me 2 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, goditje kjo që është kryer gjatë detyrës së tyre, teksa po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë.

Atentati shkurt 2016:  Bledar Muça e Florenc Çapja, i shpëtuan një atentati, ku mbetën të vrarë  Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit  në një lokal në dalje të qyteti të Elbasanit

Atentatit i qershorit 2016:  Bledar Muça e Florenc Çapja ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan. Në mes të ditës mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi. Autori Shkëlzen Hasanpapaj, i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ai që qëlloi dhjetëra plumba mbi automjetin tip “Golf 5”, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja. Ata shpëtuan falë xhamit të blinduar të makinës.

Maj 2020: Bledar Muça aksidentoi gardianin Hekuran Pisha. Pisha po udhëtonte me motorin e tij, kur është përplasur nga makina e Bledar Muçës. 24 orë nga arrestimi, Muça është lënë sërish i lirë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 26/01/2022 03:08

    E kujt i plasi b*tha per keta injorante, nje me pak. Ishalla terheq kemben zvarr per te tjeret

    Përgjigju
  • Drejtesi: 24/01/2022 01:18

    Pushka top edhe kemben zvarre ishalla 10 te tille ne dite te shuhet fara e keqe te hetoj ne paqe populli

    Përgjigju
  • Cipi: 23/01/2022 23:58

    Sueli po vë perpara te gjith gangot ne alb

    Përgjigju
    • @Cipi: 24/01/2022 08:41

      Do i vij rradha dhe Suelit. Eshte me rradhe kjo pune. Ka nje ngritje pastaj vjen disheza me rrokullima. Ishin Capajt erdhi Sueli, me pas nuk dihet kush vjen dhe i ze vendin. Pune bandash dhe gjell qensh.

    • Diego: 24/01/2022 07:43

      tamam shume i fort doli ky Sueli ja ka nxi jeten çapallarve

  • Grupi: 23/01/2022 21:46

    Sa mire qe i lajne hesapet jashte. Kane veshur nena me te zeza, kane lene femije jetime, kane shkateruar familje. Tani ju erdhi koha te paguajne. Cikel bandash qe ju vjen fundi sepse kujtojne qe do dalin ne pension. Mos u gezoni shune o njerez sepse nje bande me e fuqishme se keta e ks bere dhe do bej te njejtat gjera si keta. Po nuk u bllokuan parate e krimit dhe droges nuk ka qetesi ne shqiperi. SPAKU eshte infektuar me virusin Llalla dhe ka zene shtratin. Pastrimi i parave ne ndert po ven namin.

    Përgjigju
  • Askushi: 23/01/2022 21:20

    Komenti qe beri nje politikan. KOKAT E NJERIT TJETRIT TE HANE. Per mua eshte eshte nje urim per te gjithe keta

    Përgjigju
  • Kaloresi: 23/01/2022 20:28

    Shume mire, dy vrasje te llumit. Ndoshta fillojne te biejn pak cmimet e cmendura te apartamenteve ne Shqiperi qe qeveria i lejon te bejne cte duan. Ishalla qerohen dhe disa te tjere nga keta plera qe ky popull e kto baxhot e Perputhen e emisioneve te tjera denigruese te fillojn ti futen punes e jo pispillosjes.

    Përgjigju
  • Shoku: 23/01/2022 19:56

    Vete Lenci jeton ne Dubai ty te la te mbaroje punet ne Belgjike, Capjat gjithemone golaxhinj kane qene dhe jane po mos kij merak se do takoheni shpejt.

    Përgjigju
    • ...: 23/01/2022 21:00

      Ca punesh e ka lene te mbaroje ne belgjike?

  • Arianiti: 23/01/2022 19:46

    Shume e zgjati

    Përgjigju
  • Visi: 23/01/2022 19:02

    Puno o njeri, ske pse behesh cub dhe te perfundosh si statistike neper google serch????????????

    Përgjigju
    • O viso: 23/01/2022 19:40

      Nuk e kan qef punen. Se shofim sali berishen MEten. Ramen qejon bo te pasur me vrasje e rrena. Dhe tani duan te gjith te bohen milonjera per 2 dit.

  • Andy: 23/01/2022 18:45

    Historia e capjave eshte shume e ngjashme me ate te haklajve.Thjesht se kete rradhe po e ben krahu tjeter politik!

    Përgjigju
    • @Soni: 24/01/2022 07:22

      kush eshte Soni spiuni?

    • Soni: 24/01/2022 00:25

      Kush esht krahu tjt shok

    • Soni: 24/01/2022 00:24

      Kush po i bjen ktyne capajve

    • Soni: 24/01/2022 00:20

      Kush esht kundershtari ktyne capajve

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?