GREQI- Mbrëmjen e sotme Greqia është tronditur nga krimi pasi një boksier grek është ekzekutuar Galatsi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 rrugën Ekavis, teksa 35-vjeçari, Haris Kontogiorgis po hynte në klubin sportiv të boksit.
Mediat vendase raportojnë se dy persona kanë marrë pjesë në ekzekutim, ata kanë qenë në një motoçikletë në momentin që kanë qëlluar drejt boksierit dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se ndaj tij është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i morën jetën.
Dyshohet se vrasja e tij ka ndodhur për larje hesapesh. Mediat greke shkruajnë se Haris Kontogiorgis kishte lidhje me një ish-boksier me pseudonimin “Kefalas”, i cili mbeti i vrarë në më 15 maj të këtij viti gjatë një atentati. “Kefalas” e quante boksierin 35-vjeçar ‘nipin’ e tij pasi ishin stërvitur së bashku për një kohë të gjatë në një grup, por nuk kishin asnjë lidhje familjare.
Forca të forta policore kanë mbërritur në vendngjarje deh po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.