Ekzekutohet me 50 plumba krahu i djathtë i bosit famëkeq të drogës El Chapo! Plagoset në krah dhe vajza e tij 8 muajshe

29 Dhjetor 2020, 21:29| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 15:43

  • Share

Vritet anëtari kryesor i rrethit të ngushtë të bosit të kartelit të drogës El Chapo (Joaquin Guzman).

Sulmi brutal shënjestroi Ignacio Paez Soto, 47 vjeç, në Caborca, Meksikë, teksa kishte dalë nga një dyqan duke u kthyer drejt makinës së tij.

Ai është vrarë me armë zjarri duke rënë pre e një sulmi të befasishëm, ku autorët qëlluan të paktën 50 herë dhe plagosën edhe vajzën e tij 8 muajshe e cila ndodhej në makinë me të ëmën.

Pretendohet që Paez Soto ishte një nga "aktorët" kryesorë në Kartelin Sinaloa të drejtuar nga El Chapo.

Ai shoqërohej nga gruaja dhe vajza e saj tetë muajshe që ishin brenda makinë kur u vra. Foshnja u godit dhe u plagos në njërin krah gjatë sulmit tronditës dhe po trajtohet në një spital.

Sulmuesit ikën pa lënë ndonjë gjurmë dhe ende nuk është raportuar asnjë arrestim.

1609339379_HOAKIMGUZMAN.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 30/12/2020 04:20

    Normal,ngjarje e zakonshme ne Mexike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?