Kronikë

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë

28 Mars 2019, 18:19| Përditesimi: 28 Mars 2019, 18:40

  • Share

Një shqiptar është gjetur i ekzekutuar me një plumb në kokë në Spanjë. Trupi i pajëtë i shqiptarit është gjetur në breg të lumit Guadalentin në rajonin e Totana-s. Sipas mediave spanjolle trupi i shqiptarit kishte shenja të shumta dhune ndërsa ishte shpallur i zhdukur të hënën që lamë pas në Mazarron, ku  prej vitesh punonte në lokalet e natës në këtë zonë.

Policia spanjolle ka zbuluar krimin në fjalë vetëm pas një telefonate të një banori të zonës, i cili i njoftoi autoritetet për një makinë të dyshimtë pranë lumit Guadalenti e cila nuk kishte lëvizur që nga dita e hënë.

Pas shqyrtimit të vendngjarjes policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krime dhe kanë dyshime të forta se bëhet fjalë për një hakmarrje bandash. Ndërkohë ende nuk dihet nëse vrasësit e kanë kryer krimin në ndonjë vend tjetër apo kanë patur një takim me viktimën në këtë zonë dhe më pasë e kanë ekzekutuar. Mediat spanjolle shtojnë se viktima mund të jetë ekzekutuar për shkak të prishjes se pazareve të drogës.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?