Report Tv ka siguruar foton e Ruben Saraivës në Marok, portugezit që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2022 në Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se foto është bërë në momentin para se Ruben Saraiva të hipte në avion për t'u nisur drejt Shqipërisë ku pritet të mbërrijë ditën e nesërme pas vendimit të gjykatës Marokut për ta ekstraduar personin që dyshohet se ekzekutoi Nikulajn në Shëngjin.
Lajmi kryesor:
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Foto e Ruben Saraivas në Marok, me pranga në duar pret ekstradimin
B.V/ReportTv.al