Ekzekutoi Behar Sofinë për 50 mijë euro, lihet në burg autori dhe 3 nga bashkëpunëtorët! Shyti hesht para gjykatës! Visha: S'kam lidhje me ngjarjen

15 Mars 2021, 09:13| Përditesimi: 15 Mars 2021, 17:47

  • Share

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij,  Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi. Visha ka mohuar që të jetë i përfshirë në këtë krim.

Ekzekutori i Behar Sofisë, Ernejt Shyti ka pranuar krimin dhe ka zbardhur edhe emrat e bashkëpunëtorëve. Ai pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Sofinë. Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi 3 ditë më parë në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe pasi është vënë përballë provave si ADN dhe pamje filmike, ai ka rrëfyer se porosinë e mori nëpërmjet rrjeteve sociale. Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin Behar Sofinë ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç. Ernejt Shyti rezulton se nuk është i skeduar për krime më parë ndërsa ishte banor i lagjes mbi maternitetin e ri në Tiranë. Fillimisht është gjetur maska anti-COVID e Shytit e hedhur në hyrje të Kodrave të Liqenit, ku nga analizimi i ADN-së ka zbuluar se ishte përdorur nga 24-vjeçari, më pas së bashku me Policinë ai i kthye në vendin e krimit, për të kërkuar për pistoletën, por pa sukses.

Si ndodhi ngjarja? 66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

1614868790_beharsofia.jpg

 

Ora 14:48
Ekskluzive/ Zbardhet mesazhi pak minuta para vrasjes, si u eliminua Behar Sofia në mes të Tiranës! Analiza e ADN-së dhe dëshmitë që zbuluan gjithçka

Ernej Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij,  Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi u lanë sot në burg për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka siguruar dosjen hetimore me detaje shumë të rëndësishme që zbardhën çështjen. Në dosje thuhet se grupi hetimor ka gjetur sms me tekst “duro vëlla, s’ka dalë akoma”, i cili i referohet 66-vjeçarit Sofia. Më pas lexohen dhe dy mesazhe të tjera me tekst “doli” dhe nga “bregu i Lanës”. Hetuesit kanë fiksuar numrin e dërguesit të këtyre mesazheve tek ekzekutori dhe u është dërguar shkresë të gjitha kompanive celulare për të marrë të dhënat mbi përdoruesit e numrave të evidentuar, vendndodhjen e qelizave celulare dhe itinerarin në bazë të qelizave të përdorur nga poseduesit e numrave si dhe hartën digjitale. Më pas është bërë përpunimi dhe analiza nga ana e Drejtorisë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor ka pyetur në lidhje me ngjarjen, përveçse nënën, edhe vëllanë e Ernejt Shytit, Ergit Shytin. Zakonisht, ka deklaruar Ergiti, shoqërohen bashkë dhe me një shok që quhet Xhuljan Visha. Pas analizave të AND-së grupi hetimor ka vërtetuar se i përkisnin Ernejt Shytit, ndërsa ato kishin përputhshmëri me ato të nënës së tij, ndërsa më pas është bërë arrestimi i tij nga autoritetet malazeze. Pas arrestimit, në deklarimet para grupit hetimor, si person nën hetim, Ernejt Shyti ka deklaruar se ka imituar të ecurën e një "sakati" për të mos u dalluar nga Policia.

Pas ekzekutimit të 66-vjeçarit, Ernejt Shyti është larguar qetësisht me biçikletë në drejtim të Liqenit.

Ora 11:51
Lihet në burg autori që ekzekutoi Behar Sofinë dhe 3 bashkëpunëtorët

1615805519_739cb9c9f2874f479f302d11a1e26ab0.jpg

Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij,  Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi. Ato kanë heshtur para gjykatës. 

Ora 10:57
I veshur me kostum sportiv, maskë anti-COVID dhe kokë ulur, del para gjykatë autori që ekzekutoi Behar Sofinë (VIDEO)

Me kokën ulur, i veshur sportiv dhe maskën anti-COVID, ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese Ernejt Shyti, autori i ekzekutimit të Behar Sofisë, mëngjesin e 25 shkurtit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?