Arrestohet në fshatin Larushk të Fushë-Krujës Albert Zaja, autori i dyshuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt, brenda makinës së tij.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema, raporton se në momentin që është arrestuar, Zaja ka pasur një pistoletë me vete, e cila i është sekuestruar. Sipas policisë 37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga RENEA ka tentuar të fshehë në baltë armën dhe ka tentuar të largohet. Në video shihet dhe momenti kur ai shoqërohet nga efektivët pas arrestimit dhe është bërë i gjithi me baltë pasi ka tentuar të arratiset.
Të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij në këtë vrasje janë Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim nga policia. 4 të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.
Ndaj 4 personave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Si ndodhi ngjarja?
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip 'Range Rover'. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait.
Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë.
Ky është momenti kur Albert Zaja i dyshuar si ekzekutori i Shkëlzen Kastratit, shoqërohet nga RENEA pas arrestimit të tij.
Policia jep detaje lidhur me arrestimin e Albert Zajës, ekzekutorit të Shkëlzen Kastratit në Nikël të Fushë-Krujës.
37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Nikla".
Operacioni nga Forcat Speciale "RENEA".
Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.
Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Nikla".
Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.
37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Operacioni vijon për kapjen e autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.
Keta kriminelat tane maskarenj,te vetmit jane per t'u diplomuar ne universitetin e rufianise!!! Qe nga vrasja e Klodian Rashes e ne vazhdim ,ka patur disa raste qe kriminelet perpiqen te bejne << te zgjuarin>>,duke hedhur armen ne uje,ose ne rastin konkret, ne balte.Sa per kete birbon,ky nuk duket si vrases me pagese,por si ata eunuket e kastruar, qe u sherbenin hanemeve ne haremin e sulltaneve otomane,vetem vethet,callma dhe shallvaret e mendafshta i mungojne!!!
PërgjigjuFare e keqe njerez pa fe e pa moral,rrace e poshter, cfare fytyre.Tani do e shikosh si do ngordhesh me avash 35vjet dhe ata qe ke lene do ikin nje nga nje.Si nuk doli nje burre tamam nga zona e ktyre te gjithe golaxhinj e te pabese, qellojne mbrapa gjithmone, kapin grate e vellezerve e te fisit pisa legena.
PërgjigjuBobo hajde te mbash ket legenin ne burg ter jeten me te ngren e me te pir .ti kishin futur nje plumb do kishim shpetuar edhe ne nga tatimet qe paguajm..
PërgjigjuPo pse nuk e ekzekutuat direkt ket kriminel qe I merr Jeten per para nje njeriu te pafajshem
PërgjigjuBurg perjete se ndryshe keta lloj njerezish nuk ndalen . Ti maresh jeten tjetrit pa te ber asgje thjesht se paguhesh kjo eshte cmenduri
PërgjigjuNe Vlore tullac me mjeker i thone ndryshe k...t. Tamam mi i pabese u dukerka.
PërgjigjuPse s’ia fusni nje plumb rreze veshit dhe hiqni nje pis nga qarkullimi?!
PërgjigjuRespekte per policine e shtetit dhe RENEA.
PërgjigjuSi derr ne lluce e paskan kapur ,hallall Renea kapet edhe nje mi tjeter
PërgjigjuVrases me pagese por kurre nuk thuhet kush i pagoi dhe pse.
Përgjigjuata qe u ka ren halli edin se kush pagoi dhe perse pagoi