Çifti i shqiptarëve dhe 2 fëmijët e tyre

Ekzekutoi çiftin shqiptar dhe dy fëmijët e tyre për qiranë e papaguar, 61 vjeçari grek dënohet me 4 burgime të përjetshme

9 Qershor 2023, 18:08| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 09:21

  • Share

Gjykata e Patrës në Greqi ka dënuar me 4 burgime të përjetshme 61 vjeçarin që ekzekutoi 4 anëtarët e familjes shqiptare në mars të vitit të kaluar. Ndaj tij është caktuar dënimi i përjetshëm duke e shumëzuar për 4 vrasjet e bëra së bashku që tronditën Patrën në Greqi, ku u vranë djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç si dhe prindërit e tyre.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në  3 mars të vitit 2022 kishte si shkak 2 qira të papaguara. Por në të gjithë Greqinë akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.

Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për grekun 61 vjeçar përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.

Vrasja e katërfishtë tronditi opinionin publik në Greqi. Trupat pa jetë të Armando dhe Maria Klocit u gjetën në depon e shtëpisë. Djali 2 vjeç mbi batanije në dysheme, kurse djali më i vogël u gjet i vdekur nga vëllai i madh i tij 12 vjç i cili erdhi më pas në shtëpi me një shokun e tij. Ishte fëmija i parë, nga martesa e mëparshme e 28 vjeçares, i cili mbeti i gjallë nga kjo tragjedi e pabesueshme dhe jeton tashmë me të atin e tij.

Para se të kryente vrasjet, ekzekutori kishte ndërprerë energjinë elektrike. Pasi kreu krimin e rëndë ai tentoi të zhdukte kufomat e viktimave dhe t’i ngarkonte në karrocerinë e makinës për t’i transportuar por u largua në momentin që kuptoi se djali tjetër kishte zbuluar gjithçka.

Policia e arrestoi disa orë më vonë, ndërsa 61 vjeçari e pranoi krimin me justifikimin se i kishte kryer vrasjet makabër pasi familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë për 2 muajt e fundit.

1686327298_greqi.JPG

Arrestimi i Sakis Varvaresos

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grek afrika: 10/06/2023 14:37

    Giak egjyptiani

    Përgjigju
  • Shqiptari: 10/06/2023 11:58

    Po pse o maskarai i mutit i vrave s tu dhimbsen femijet grek muti!

    Përgjigju
  • Alb: 10/06/2023 00:16

    Kur nuk te man shpija jote mire e kena. Jena ba hamajte e botes

    Përgjigju
    • Mimoza Ipeku BERGAMI: 11/06/2023 18:16

      Çer flet kot mi pash zotin… pse në shtëpinë tënde Shqipërinë e kokën të sigurt hë? Sa vrasje po bëhen dhe atje për hiç gjë apo s’ja ke idenë e realitetit ti ? Bota është plot me emigrantë por kjo nuk do të thotë që nëse vritesh në vend të huaj e ke jetën më të sigurt në atdheun tënd… gjynah të shkretën , oh zot çfarë makabre ????????….

  • Rracqiret: 09/06/2023 19:46

    Keto jane greket e “civilizuar” rrac mbeturinash iranjane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?