Kronikë

Elbasan/Vrau gruan se nuk donte t’i jepte divorcin, dëshmia e çuditshme e autorit: Nuk mbaj mend, s’isha unë, ma thanë shokët që e vrava! Gjykata e lë në burg

8 Maj 2021, 12:06| Përditesimi: 8 Maj 2021, 14:56

  • Share

ELBASAN- “Nuk mbaj mend, nuk isha unë, unë isha në shtëpi. Ma thanë shokët që e vrava”, është kjo dëshmia e dhënë nga 58-vjeçari Koço Buzo para togave të zeza për vrasjen e gruan së tij Liljana Buzo në Elbasan. Një dëshmi e paqartë, që nuk dihet nëse vjen për shkak të gjendjes mendore jo të mirë të ish-policit apo si tentativë e tij për t’i shpëtuar akuzës për vrasje. Kjo sepse Buzo u arrestua në flagrancë para gjykatës së Elbasanit pasi qëlloi me thikë Liljanën dhe më pas 7 herë me kallashnikov, pasi kjo e fundit po divorcohej nga ai.

“Nuk mbaj mend, nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi, gruaja në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët”, mësohet të ketë thënë ai para gjykatës.

Pavarësisht kësaj dëshmie, në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58-vjeçarin Koço Buzo. Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte 58-vjeçarin në burg.

Si ndodhi ngjarja?
54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai thotë se i kishte kërkuar bashkëshorte  më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje që të mos shkonte në burg.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe arma e krimit, tip kallashnikov, bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.

Liljana Buzo dhe Koço Buzo

Ora 14:22
Vrau gruan në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e autorit: Nuk mbaj mend, nuk isha unë, ma thanë shokët që vdiq

1620469109_1620303618KOCOBUZO.jpg

Një dëshmi tronditëse ka dhënë në gjykatë, Koço Buzo, pasi vrau gruan, Luljetën. Ai ka deklaruar se nuk mban mend dhe se lajmin e ka marrë vesh nga shokët për vdekjen e saj.

“Nuk mbaj mend, nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi, gruaja në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët”, mësohet të ketë thënë ai.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/05/2021 02:02

    Kur thuhet:<<Iu eren syte.>>.Besoj se ky eshte nje ilustrim,por mund te jete dhe e dyta qe thoni,qe do qe t'ia hedhe aktakuzes per vrasje.Kam pare nje here nje film amerikan //Anatomia e nje vrasje//Nje ushtarak (Ben Gazara) akuzohej per vrasjen e perdhunuesit te gruas se tij(Lee Remik).Edhe ai ne terbim e siper e beri vrasjen dhe juria e nxorri te pafajshem si//perkohesisht i lajthitur//Mund te thuash qe film eshte,por filmat shpesh ne ngjarje te jetes bazohen.Te shohim ne se do t'ia hedhe dhe ky ne menyre te ngjashme.

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/05/2021 14:51

    A ndyresire qe perpiqesh te shpetosh b*then duke bere si i paafte menderisht. E gjetsh nga perendia qe i more shpirtin ai ndonje zogu asaj zonje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?