Kronikë

Vrasja e Kudret Saliajt, burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan! Autori: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave! Dhurata Saliaj: S’e dija që babi do e vriste se s’do e lejoja (VIDEO)

8 Qershor 2021, 09:05| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:01

  • Share

Me kokën ulur, njëri nga pesha e një krimi të rëndë pasi vrau babain e nipërve të tij dhe tjetra me ndjenjën e fajit se lejoi të ekzekutohej babai i fëmijëve të saj, kanë dalë sot para gjykatës Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj. Baba e bijë akuzohen se vranë të premten para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.

Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg sot nga togat e zeza, edhe pse 53-vjeçari kërkoi falje, sidomos nipërve dhe mbesës, ndërsa vetë ish-bashkëshortja e viktimës shprehet se nuk ka pasur dijeni për aktin esktrem që babai i saj kishte vendosur të bënte.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ndoqi nga afër seancën gjyqësore dhe raporton se para 'togave të zeza' Mexhit Picari duke i kërkuar fjale vajzës së tij, Dhurata Saliajt  se i ka vrarë burrin, dhe nipërve e përjashtoi atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte pasur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.

Të njëjtin variant ka mbështetur edhe e bija, e cila nënvizon se nëse do të ishte në dijeni për qëllimin e të atiti s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.

Ndërkohë që një detaj i rëndë ka dalë nga avokati i dy të akuzuarve Lorenc Liço, i cili tha para gjykatës se sipas tij arsye e krimit ishte pasi fëmijës së vogël të Dhurata Saliajt i ishte thënë se mamaja e tij ka vdekur, dhe kjo e ka bërë Mexhit Picarin që të ndërmerrte aktin ekstrem.

Tashmë baba e bijë do të qëndrojnë në burg teksa hetohen për akuza të rënda. Sipas gazetarit Rusta Prokuroria mbi Picarin rëndojnë akuzat 'Vrasje me dashje',  'Armëmbajtje pa leje' s dhe  'Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare' ndaj Picarit dhe për të bijën 'përkrahje të autorit të krimit', 'sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje'. 

Kujtojmë se dje, Report Tv zbardhi detaje nga dosja hetimore, ku  Dhurata Saliaj akuzohej nga fëmijët e saj të mitur se ka ushtruar dhunë mbi ta. Hetimi për dhunë në familje nisën në tetor të vitit 2020 ndërkohë që Dhurata më maj të këtij vitit u dënua me 1 vit e 4 muaj burg. Vajza e saj e ka akuzuar se i rrihte dhe i kërcënonte nëse do i tregonin babait të tyre. Në dëshmi, vajza thotë se Dhurata sillej keq më së shumti me vëllanë e vogël që “e ka goditur mes të tjerave me bërryl në pjesën e vetullës dhe i ka thënë se nuk duhet që t’i tregonte babait se do e hidhte nga ballkoni”. Nga ana tjetër, çifti, Dhurata dhe Kudreti kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore dhe për një detaj të tillë flet dhe djali i vogël. Ai thotë se ka lexuar mesazhe në celularin e nënës së tij që i thoshte të dua dikujt dhe i kërkonte që të takoheshin, dhe prandaj e rrihte pasi i kishte zbuluar këto biseda. Ndërkohë, mes të tjerave edhe mbesa e burrit e ka akuzuar se ka tentuar që t’i shesë virgjërinë në Instagram

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.  Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

Ora 13:26
Dalin fotot/ Si bashkëpunoi vajza me babanë për të vrarë Kudret Saliajn, momenti kur Mexhit Picari merr pistoletën nga çanta e Dhurata Saliajt

Report Tv ka siguruar fotot që kanë zbardhur dhe japin një panoramë më të plotë të vrasjes së Kudret Saliaj. Siç shihet në foto, aty tregohet qartë se ish-gruaja e viktimës, Dhurata Saliaj ka bashkëpunuar me babanë e saj, dhe ndonëse të dy e kanë mohuar, ka qenë 33-vjeçarja që i ka dhënë armën babait, pasi po e mbante në çantën e saj.

( Kliko këtu ) Dokumenti me fotot nga kamerat e siguris së lokalit ku ndodhi ngjarja

Ora 10:16
Avokati i Mexhit Picarit: Fëmijës së vogël të Dhuratës i thoshin se i ka vdekur nëna, ky ishte shkaku i ngjarjes

Avokati i Mexhit Picarit, i cili u la sot në burg i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliajt, ka thënë se shkak i ngjarjes ka qenë fakti se fëmijës së vogël të çiftit, që jetonte me viktimën, i kishin thënë se e ëma i ka vdekur dhe nuk kishte ku ta takonte.

Lorenc Liço tha në gjykatë se autori Mexhit Picari i kishte blerë vilë dhëndrit të tij, në mënyrë që ai dhe e bija, Dhurata Saliaj, të jetonin mirë. Ai akuzon viktimën se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, gjithashtu e dyshuar bashkëpunëtore në vrasje.

"Kudretit Vjehrri i bëri vilë 3-katëshe, i fali 2 dynym tokë në autostradë. i bleu fuoristradë të re pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mirë. 8 muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit të dhunuar, Kudreti e kishte rrahur në një pyll dhe i ka kërcënuar familjarisht. Kudreti i ka kërcënuar më herët me armë për t'i vrarë familjarisht. Psikologia e caktuar nga gjykata duhej të ishte e njëanshme, por ajo ishte në tavolinë me palën kundërshtare. Mexhiti se ka njohur fare avokatin Adriatik Camaj (i cili mbeti i plagosur) e s'ka patur qëllim të keq ndaj tij. Ndërsa fëmijës së vogël të Dhuratës i thoshin nëna ka vdekur e s'ke ku e takon. Ky ishte shkaku i ngjarjes së rëndë", ka thënë ai.

Ora 09:54
Vrau dhëndrin, Mexhit Picari në Gjykatë: Të më falin nipërit e mbesat! Vajza ime s'ka lidhje me ngjarjen, pistoletën e kisha në brez, s'e mora nga çanta e saj

Para Gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë "arrest me burg", Mexhit Picari ka kërkuar ndjesë dhe falje për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.

Duke i kërkuar ndjesë vajzës së tij, Dhurata Saliajt  se i ka vrarë burrin, Mexhit Picari e përjashton atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte patur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.

"Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s'ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës", ka thënë ai.

Ora 09:49
Dëshmia e Dhurata Saliaj në gjyq: S’e dija që babai do vriste ish- burrin, s’do e lejoja kurrë

1623137448_picari.jpg

Report Tv ka zbardhur dëshminë e ish- gruas së Kudret Saliaj, Dhurat Saliajt sot në Gjykatë. Ajo ka deklaruar se nuk e dinte që babai i saj do kryente vrasjen, pasi në të kundërtën s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.

“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, mësohet të ketë thënë Dhurata në sallën e gjyqit.

Ora 09:48
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish vjehrrin dhe ish gruan

Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish vjehrrin dhe ish gruan. Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/06/2021 02:58

    Nje pyetje qe kerkon sqarim :Tani ne brez apo ne cante, nuk ka rendesi,por si ka mundesi qe keta dy persona kane hyre ne ambientet e gjyqesorit te armatosur dhe asnje si ka kontrolluar??!! Kjo eshte shkelje flagrante. Ky ishte nje gjyq i rendomte,qe perfundoi ne menyre te pazakonte,po sikur neser te hyjne ne ambiente te tilla te armatosur te aferm e shoke te gangstereve,apo gjaksave te vertete,pa u kontrolluar,c'behet pastaj?!Tani dikush mund te thote e vrau ne lokal;O.K,por me pare kishin qene ne seance gjyqesore te armatosur,arma shume mire mund te ishte perdorur dhe brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?