Ekzekutoi ish-dhëndrin në 2021, burg përjetë për Mexhit Picarin! 30 vite për të bijën

6 Korrik 2023, 16:20| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 17:41

  • Share

TIRANË- Mexhit Picari, i cili vrau ish-dhëndrin e tij në vitin 2021, është dënuar me burgim përjetë, ndërsa Gjykata e Tiranës ka dhënë 30 vite burg për vajzën e tij Dhurata Picarin. Babë e bijë akuzohen se vranë para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.

Prokuroria kishte kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarit, ndërsa për vajzën e tij 35 vite burg, por Gjykata në seancën që u mbajt ditën e sotme (6 korrik 2023).

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.

Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 06/07/2023 17:01

    Dmth meqe disa nuk denohen,ishte e drejte te liheshin dhe keto dy mostra qe lane femijet jetime per kapriço?A keni tru apo tendenza per kundershtim po ju than edhe ato qe la Saliu?

    Përgjigju
  • halla esma: 06/07/2023 16:54

    per kete qe vrau dhendderrin burg perjete,,per kriminelet 15 vjet..hajde drejtesi hajde...

    Përgjigju
  • Loran: 06/07/2023 16:28

    Normal se ky inshkreti ska Pas lek me pagujt lajme dje e pardje qe vrisnin emrnin 17 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?