Kreu i bandës në burgun e sigurisë së lartë

Porositi ekzekutimin e kandidatit për president në Ekuador, mijëra ushtarë dhe policë shoqëruan kreun e bandës famëkeqe në burgun e sigurisë së lartë

14 Gusht 2023, 13:47| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 14:31

  • Share

Mijëra ushtarë dhe policë ekuadorianë janë përfshirë në një operacion gjatë orëve të para të mëngjesit, për të transportuar kreun e një bande famëkeqe në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador.

Jose Adolfo Macias, i njohur si "Fito" akuzohet se ka kërcënuar me vdekje kandidatin e vrarë presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio.

I akuzuar për ekzekutimin e kandidatit për president në Ekuador, gjatë fushatës elektorale, Jose Adolfo Macias do të mbahet në një burg të sigurisë së lartë, pasi paraqitet si një përson shumë i rrezikshëm.

Emri i kreut të bandës më të fuqishme në Ekuador “Los lobos” ka “pushtuar” faqet e para të gazetave ekuadoriane pas vrasjes më 10 gusht 2023, të Fernando Villavicencio, 59 vjeç, kandidati presidencial i qendrës, i cili doli i dyti në sondazhet për zgjedhjet presidenciale që janë parashikuar të mbahen më 20 gusht.

Javën e kaluar, Fernando Villavicencio, tha se kreu i bandës, i cili po vuan një dënim 34-vjeçar për vrasje dhe trafik droge, e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Gjashtë kolumbianë janë arrestuar në vrasjen e Villavicencio, ndërsa një i shtatë u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me truprojat e tij. Autoritetet nuk kanë thënë ende se kush i ka punësuar dhe paguar vrasësit

Fernando Villavicencio u varros sot në një ceremoni private.Vdekja e tij ka tronditur një komb që i ka shpëtuar kryesisht dhunës së bandave të drogës, luftërave të karteleve dhe korrupsionit që ka goditur shumë nga fqinjët e tij. Megjithatë, krimi është rritur në vitet e fundit, i nxitur nga rritja e karteleve kolumbiane dhe meksikane të drogës.

Burgjet janë kthyer në qendër të operacioneve për trafikun e drogës në Ekuador.

Udhëheqësi i bandës Fito ishte mbajtur në burgun 8 në Guayaquil që nga viti 2011 dhe videot e shpërndara nga forcat e sigurisë e tregonin atë të prangosur në të brendshme ndërsa forcat e sigurisë e transferuan atë në një objekt tjetër.

Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso tha se Fito ishte transferuar në La Roca, një burg i sigurisë maksimale prej 150 personash që është pjesë e të njëjtit kompleks.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?