7-vjeçarja Emily Jones

Ekzekutoi me thikë të miturën/ Shqiptarja 30-vjeçare shokon gjykatën britanike: Donte të më vriste e para

26 Nëntor 2020, 17:23| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 17:31

  • Share

Këtë të enjte në Britaninë e Madhe u zhvillua seanca gjyqësore për Eltiona Skanën, 30-vjeçaren shqiptare e cila disa muaj më parë vrau një vajzë vetëm 7-vjeçare, Emily Jones.

Gjatë seancës gjyqësore ajo u shpreh se vajza e vogël tentoi ta vriste e para ndaj edhe e kreu aktin e tmerrshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 mars ku Eltiona Skana vrau me thikë vajzën e mitur teksa kjo e fundit po luante me skuterin e saj në Queen's Park, Bolton.

Skana u arrestua në vendin e ngjarjes. Emily ndërroi jetë menjëherë pas sulmit, për të cilën ishte dëshmitar babai i saj.

Mendohet se 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke u nisur edhe nga deklaratat tronditëse që ka bërë në gjykatë duke thënë se 7-vjeçarja donte ta vriste.

Para sulmit, i cili ndodhi rreth orës 2.15 pasdite, një grua, që besohet të jetë Skana, ishte parë në park nga një dëshmitar i cili e përshkroi atë si në dukje të "trazuar" dhe me një pamje "të zbehtë" në fytyrën e saj.

Prindërit e 7-vjeçares ishin të divorcuar dhe Emily ishte në park me babain e saj, duke bërë xhiro me skuter. Më pas do t'u bashkohej dhe nëna e Emilyt, dhe teksa e pa atë në distancë, 7-vjeçarja i tha babait të saj: "Babi, baba. Unë dua të shkoj tek mamaja" dhe ajo u largua në drejtim të saj.

Emily gjithashtu i thirri nënës së saj, e cila nuk e dëgjoi atë për shkak të distancës mes tyre dhe faktit se po dëgjonte kufje. Rruga e Emily drejt nënës së saj do të ishte fatale për ta, pasi 30-vjeçarja shqiptare do ta kapte atë dhe me një lëvizje i çau fytin me thikë. Plaga ishte e pashmangshme dhe Emily vdiq pak më vonë.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Free: 26/11/2020 18:02

    Po si ka mundesi ne kte vende kaq te zhvilluara bredhin te semuret si tu doje bytha. te vrasesh nje femi ca makabriteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?