Ruben Saraiva, shtetas portugez, është i dyshuari kryesor mes 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Ai ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq ne banesen e porositesit Edmond Haxhia, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.
Ndersa Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qenë vëzhguesi. Ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn. Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prere një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje.
Edmond Haxhia, një dite pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.
Lajmi kryesor:
Nikulaj u ekzekutua për gjakmarrje, 6 në kërkim! U porosit e financua nga i afërmi i vëllezërve Lekstakaj, u vra nga një portugez, të përfshirë 4 britanikë (EMRAT)
B.V/ReportTv.al