Kronikë

Ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë, pak muaj para ngjarjes Aldi Rama kishte kallëzuar penalisht policinë për dhunë, çështja është në hetim nga prokuroria e Lezhës

16 Tetor 2021, 08:41| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 12:17

  • Share

LEZHË- 21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivët e policisë për dhunë. Sipas burimeve kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohen kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pas verifikimeve ka regjistruar procedim penal për veprën penale "Kryerja veprimesh arbitrare". Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

Gjithashtu është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivet e policisë të cilët pretendonte se e kishin dhunuar. Por prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin tek punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjeko-ligjor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar praktika dhe veprimet e bërë nga punonjësit e burgjeve, pas referimit të rastit nga Aldi Rama. Kjo çështje penale i është bashkuar edhe hetimit për ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por nuk ka rezultuar që 40-vjeçari të ketë qenë pjesë e grupit të policisë që kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldi Rama në asnjërin nga dy rastet kur i është ndaluar. Referuar kallëzimit të penale të bërë nga i riu për dhunë policore, ka ngritur dyshime të forta se ka patur mllef të madh me uniformat blu nda dhe mund ta ketë kryer krimin e rëndë.

Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinen në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

1634379387_1632899243saimiraldihoxha.jpg

Nënkomisari Saimir Hoxha dhe Aldi Rama

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • D.D: 16/10/2021 16:39

    Nëse policia vazhdon kshu siç është deri tani, ai vendi me yje mrapa ministrisë mrenshme sdo ket më ven me venos ‘yjet’ për policëet që as rrogë nuk meritojnë e jo më me i shpall dëshmorë. Kte çunin e ri flitet që e kan vra policia.Kto jan fjalë të nxjerra nga personat përgjegjës për ngjarjen dhe çështjen në fjalë.Nuk myllen pazaret e drrogës duke vra ato që ju pagujn o polic legena.Shpejt do dal e vërteta. Do zoti zen men kto laraskat në Tironënse shum shpejt do ngjoni viktima në rradhët e skuhales shqipmuti. NGJARJE E PARALAJMËRUME!!! Kujdes te shqiponjat

    Përgjigju
  • Ajet: 16/10/2021 16:01

    Ka punonjes policie me shumice dhe sidomos reparti i rrugaceve Shqiponja qe sillen si gangestere me qytetaret. Eshte nje repart horrash qe shajne, fyejne dhe godasin qyetaret si kafshe. Kjo praktike duhet te marre fund pasi po i kthehet ne bumerang policise dhe qeverise. Keni rastin e ekzekutimit te Klodiam Rrashes. Asnje fajtor nuk u gjend per hedhjen e pistoletes ne vendin e krimit. Eshte e frikshme ta mendosh qe policia e shtetit te mbaje arme te parregkustruara dhe ti perfshije ato nr krime qe i ben vete.Edhe per rastin e ketij polici ka dyshime te qenesishme. U shpall deshmor pa u mbyllur ende hetimi penal per ngjarjen. Ngriten nje postbllok te paligjshem ne mes te rruges, te paveshur dhe pa shenja dalluese. Filluan te kontrollonin njerezit sikur po benin loje dhe jo sikur duhej te ishin ne krye te detyres. Perfundimi? 2 te vdekur. Prokuroria paska dashur 5 muaj qe te zbardhe dhunen ndaj atij te riu. Perse e ekzekutuan duke thene qe vrau veten? Arestimi i tij do zbardhte kete ngjarje shume te rende. Policia nuk mund te sillet si bande hakmarrese por brenda kornizave te ligjit. Mos zbatimi i ketyre gjerave prodhon tragjedi te tilla. Kemi deshmore por nuk e dime ende perse jane deshmore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?