Ndonëse kanë kaluar me shumë se 24-orë nga ndalimi i tij, Dorjan Keqi i dyshuar për vrasjen e ish-Drejtorit të OST për Veriun Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Prenga, nuk ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij.
40-vjeçari po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe hetuesit kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje, por Dorjan Keqi ka refuzuar të komentojë akuzat, duke deklaruar se do flasë në një moment të dytë. Dyshimet janë se ai bashkë me persona të tjerw janë paguar nga një grup kriminal, për të ekzekutuar ish-drejtorin e OST Saimir Jaku, por deri në këtë fazë hetimesh, pavarësisht dyshimeve nuk është arritur të provohet se kush mund të jenë porositësit e vrasjes.
Për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, po kryhen një sërë veprimesh hetimore dhe po mbahen në monitorim edhe persona të tjerë të dyshuar, ndërsa me interes për hetuesit do të jetë dëshmia e Dorjan Keqit i cili është personi kyç që mund të zbërthejë atë çfarë ka ndodhur. 40-vjeçari me banim në Krujë, u arrestua të hënën nga policia me urdhër të prokurorisë së Lezhës. Ai u zbulua në bazë të gjurmëve të gishtave që kishte lënë tek bidoni me benzinë që u gjet pak metra larg vendit ku autorët kishin djegur makinën pas krimit.
Ndaj Dorjan Keqit janë ngritur akuzat "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit", ndërsa ai pritet të dalë të enjten në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë. Ish-drejtori OST për veriun Saimir Jaku u ekzekutuar me 9-shtator të vitit 2016-të.
Ai u sulmua me breshëri automatiku nga dy persona, teksa po pinte kafe në një lokal në Rrëshen bashkë me një mikun e tij i cili nga të shtënat mbeti i plagosur. Autorët e ngjarjes të cilët mendohet të kenë qenë 3 persona mes të cilëve dhe Dorjan Keqi, arritën të largohen me një automjet tip "Benz" i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Kurbinit.
Ekzekutimi i Saimir Jakut u pasua me një seri vrasjesh në qytetin e Rrëshenit dhe vende të BE, që mendohet të kenë ardhur se pasojë e përplasjeve të dy grupeve me influence në Qarkun e Lezhës.
Nxirrni fjalen sikur e ka hap gojen e lirojeni dhe pritni reagimin e porositesve
Përgjigjuvareni ne mes te rreshenit po s'tregoi...
Përgjigju