Angjelin Sterkaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri më 13 shkurt 2021. Armando Beqiri u qëllua disa herë para shtëpisë së tij në Reykjavík të Islandës.
Sterkaj ka pranua më herët krimin duke thënë se e ka bërë vrasjen për arsyes personale pasi ishte kërcënuar nga Beqiri dhe se asnjë person tjetër nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi që Angjelin Sterkaj duhet t'i paguajë gruas së Beqirit dhe prindërve të tij shuma të ndryshme dëmshpërblim.
Gjykata liroi nga akuzat 3 të arrestuarit e tjerë, 2 burra dhe të dashurën e Agjelin Sterkaj, pasi nuk kishte prova që ato të ishin përshirë në ekzekutimin e shqiptarit Beqiri.
Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.
Angjelin Sterkaj ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22. Angjelin Sterkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.
Komente
