Ekzekutimi i Klaudio Prendit në Tiranë, hetohet pista e fajdeve dhe basteve sportive! Makina e autorëve ishte vjedhur para një viti te Liqeni Artificial

21 Nëntor, 10:44| Përditesimi: 21 Nëntor, 17:30

  • Share

Tirane- Grupi hetimor po heton disa pista në lidhje me vrasjen me pistoletë me silenciator të Klaudio Prendit, djalit të ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda pak pas mesnatës së 18 nëntorit në zonën e Xhamllikut në Tiranë. 

Report Tv dhe Shqiptarja.com mëson pistat që po verifikohen nga grupi hetimor  është ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit.  Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer.

Makina e autorëve u vodh tek Liqeni Artificial

Ndërkohë rezulton se makina tip "Audi" e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u gjet e shkrumbuar në zonën e Farkës, një orë pas vrasjes rezulton e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët.

Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit pas mesnate sapo hipi në makinën e tij pranë Xhamllikut në Tiranë, ndërsa më herët kishte qenë në lokal në shoqërinë e miqve të tij, përfshirë disa efektivë policie. Babai i tij, gjyqtari Fran  Prendi i larguar nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, njihet për dënimin e grupeve të mëdha kriminale, përfshirë Emiljano Shullazin. Gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?