Në qendër të gjithçkaje është një sekt fetar që rrëmbente njerëz dhe i vriste duke i ofruar të sakrifikonin jetën.
Nuk është skenar filmi apo roman, sekti ekziston dhe praktikonte ekzorcizmin në një rajon të largët të Panamasë duke terrorizuar popullsinë vendase.
Zona është aq e padepërtueshme sa policisë i duhej të dërgonte forca speciale në një fshat indigjen, ku dje u zbulua një varr masiv me mbetjet e gjashtë fëmijëve dhe një gruaje shtatëzënë, të gjithë viktimat e sektit që dyshohet të bënte sakrifica njerëzore.
Rajoni i largët ndodhet 250 kilometra larg qytetit të Panamasë.
Ditët e fundit, policia kishte filluar një operacion kundër sektit fetar që praktikonte ekzorcizëm brutal duke arrestuar 10 persona dhe duke liruar 15 prej tyre të mbajtur në robëri.
Hetimet janë shtrirë në të gjitha kishat e rajonit për të përcaktuar nëse veprojnë sekte
të tjera të këtij lloji.
Komente
