“El Pais” shkruan se Spanja po përpiqet që të arrijë ekstradimin e biznesmenit Amant Josifi i akuzuar për mashtrimin e qytetarëve të saj përmes call centerave.
“Një gjykatë në La Seu d'Urgell lufton për të arritur ekstradimin e një biznesmeni shqiptar me banim në Dubai”, shkruhet në artikull.
Më herët gazeta spanjolle El Pais shkroi se Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle pasi dyshohet për mashtrimin e 17 mijë shtetasve të vendeve të BE-së përmes Call Center-ave është ndaluar më 6 shtator në Dubai, por më pas është lënë i lirë nga autoritetet e këtij shteti.
Një nga avokatët e tij në Spanjë tha për “El Pais, se Josifi është thjesht një biznesmen që i kishte marrë me qira Call Center-at dhe nuk dinte se çfarë aktiviteti kryhej aty.
‘Pavarësisht kësaj, Josifi nuk është paraqitur para autoriteteve që po e kërkonin. Avokati i tij kërkoi paraqitjen e tij në këtë çështje dhe të mund të dëshmonte me videokonferencë.’- shkruan El Pais.