Foto ilustruese

Sherr mes adoleshentëve në Elbasan/ 14 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin e tij

29 Tetor, 16:07| Përditesimi: 29 Tetor, 16:19

  • Share

Elbasan-Një 14 vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatrin e tij në Elbasan pas një konflikti gjatë një loje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 pranë një ambienti sportiv.

Adoleshenti është plagosur në këmbë dhe ka shkuar në spitalin e Elbasnit për ndihmë mjekësore. Ndërsa djali tjetër së bashku me prindërit është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Rreth orës 13:30, ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi R. T., 14 vjeç, i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), dyshohet nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi D. R., si pasojë e një konflikti të çastit gjatë lojës në një ambient sportiv.

I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes.

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë)”, informoi sot policia.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?