Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Plagoset gjatë punës 51-vjeçari në uzinën e ferrokromit në Bradashesh

4 Qershor, 14:26| Përditesimi: 4 Qershor, 14:30

  • Share

Elbasan- Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punës në uzinën e ferrokromit në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Ende nuk dihen rrethanat e incidentit, ndërsa raportohet se i dëmtuari është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

“Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar shtetasi R. M., 51 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?